Home » Lajme, Opinione » Z Basha çlirojeni PD- në nga simbolet, sherbëtorët dhe mendësitë e diktaturës

Z Basha çlirojeni PD- në nga simbolet, sherbëtorët dhe mendësitë e diktaturës

Nga Azgan Haklaj

Koha kërkon robespierë e jo robër të komunizmit të konvertuar në demokratë. 
Është koha që tritanët e PD- së të hapin krah e jo të imponohen me testament trashëgimie politike për të bijtë.
Për të përmbysur Sulltan Ramën kërkohen ata që kanë kaluar provën e zjarrit 
Hapja njëqind për qind e listave dekomunistizon, despihunizon, denepotizon PD- në.
Data 25 prill e vitit 2021 duhet të shënojë fundin e tranzicionit dhe hapjen e faqes se re të demokracisë shqiptare
Jemi deshmitarë të një kohe të vështirë për vendin demokracinë dhe pse jo dhe për të ardhmen tonë.E kjo për faktin e qartë dhe kokëfortë të shndërrimit të Shqipërisë nga një demokraci në tranzicion, e cila me gjithëse nuk ka patur funksionim përfekt e ka shfaqur defektet e saj gjatë rrugës, nuk mund të përfytyrohej as në ëndrrat më të llahtarshme se do të shndërrohej brenda 7- të vitesh në një neodiktatorë, shteti në narkoshtet, e institucionet e tij në tentakula të partisë shtet, apo e thënë me qartë në zgjatime të gjymtyrëve e kthetrave të ndyra të sektit të “rilindjes”.Ka 7- të vite që PD- ja dhe opozita e bashkuar e ka kthyer me plot të drejtë Sulltan Ramën dhe kalifatin e tij në tabelë qitje për kriminalizimin e parlamentit dhe pushtetit, krijimin e monopoleve dhe PPP- ve, që në partneritet me krimin e organizuar kanë shkatërruar ekonominë. Për trafiqet e drogës, shitjen e interesave kombëtare, përfshirjen në skenarët ogurëzi për shitjen e trojeve arbërore.Në demokraci kur pushteti çmendet është e drejta e opozitës të radikalizojë qëndrimin e saj politik, e në rast se edhe ky hap rezulton jo efikas t’i drejtohet me në fund popullit sovran të ngrihet në këmbë për të mbrojtur rendin kushtetues, lirinë, demokracinë dhe të ardhmen e tij.Gjatë këtyre viteve opozita e bashkuar e ke thirrur disa herë popullin në protesta e mitingje të fuqishme nëpër sheshet e Shqipërisë kundër përpjekjeve deri në marrëzi të Edi Ramës për instalimin e totalitarizmit.Presidenti i Repubikês z Ilir Meta ju ka drejtuar popullit për mbrojtjen e kushtetutës dhe ndalimin e puçit kushtetues të qeverisë, me qëllim pushtimin e Presidencës, të vetmit institucion të pathyer nga Sulltani ynë, për ta kthyer Republikën Parlamentare të Shqipërisë në republikë qeveritare dhe parlamentin në zyrë noteriale të saj.Sovrani dhe Komisioni i Venecias i vunë fre egos së tij për të zaptuar edhe Presidencën.Koha eci dhe erdhi momenti që Presidenti Ilir Meta të shpallë dt 25 prill të vitit 2021 ditën e zgjedhjeve.Kjo date është ditë simbolikë e diktaturës të etërve të “rilindasve”.Kjo datë është pagëzuar si festa e kufirit në regjimin e Hoxhës.Pikërisht me dt 25 prill opozita e bashkuar e kthyer në mazhorancë morale, me votën plebishitare do t’i vëjë Sulltan Ramës kufirin tek thana.Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar para se të shkojnë në këtë mision të madh kombëtar për kthimin e votës së lirë dhe institucionalizimin e saj si gurëthemel i demokracisë dhe shtetit të së drejtës duhet të këmbëngulin me forcën e mazhorancës morale që gëzon për hapjen e listave njëqind për qind, me qëllim që sovrani të zgjedhë vetë përfaqësuesit e tij.Hapja e listave e ndihmon PD- në dhe aleatët e saj për dekomunistizimin, despihunizimin e denepotizmim dhe daljen në mejdanët e lirisë të robespierëve që do të përmbysin regjimin totalitarë.Mirë po në Shtepinë tonë të lirisë po ndodhin çudira.Komunistët e konvertuar në demokratë kërkojnë t’ua lënë testament mandatin të bijëve.E gjatë gjithë këtyre ditëve i kam denoncuar me fakte.Është koha që pleqtë politikë të PD-se e opozitës të hapin krahun.Kur mësova se edhe Tritan Shehu kërkon me insistim ta bëjë djalin deputet mu kujtua kënga e diktatorit, babait të tij shpirtëror Enver Hoxhës, të cilit kur vdiq dhe i’a la trashëgim pushtetin Ramiz Alisë i thurën këngën.”Kërkush ne mos t’na qajnë hallin Zoti i shtepisë e ka lanë djalin”.Tritanët e PD- së akoma e mendojnë Shqipërinë si në kohën e principatave mesjetare dhe vehten si princër të Partisë Demokratike siç ishin në mesjetë Gjergj Kastrioti, Lek Dukagjini, apo Karl Topia.Tritani ka vendosur që senator e pasardhës i tij në PD e Kuvendin e Shqipërisë të jetë djali i tij.Tritani, fatos e pioner i Enverit, ish komunist u bë demokrat e madje edhe kryetar i Partisë Demokratike, partisë së idealeve të dhjetorit.Më vonë kaloj në një parti të re, e u rikthye prapë, por gjithnjë si deputet, sepse nuk mund të rrijë asnjë ditë pa pushtet.Ai dhe tritanët e tjerë kërkojnë t’ua lënë djemëve të tyre postet si trashëgimi politike, athua së PD- ja është çifligu i tyre.Sot e mora si shembulli Tritanin, sepse për adashët dhe versnikët e tij kam folur në shkrimet e tjera.Këta vampirë për të cilët PD- ja është ndëshkuar disa herë duan t’ua lënë testamentet postet djemëve dhe asnjeri vajzave sepse nuk u besojnë dhëndurëve të tyre.Po i pyes publikisht këta sharlatanë?!Cili është identiteti dhe fytyra e PD-së.Ku janë familjarët e Pjetër Arbnorit, Bujar Kaloshit, të kazazëve, blloshmëve, previzëve, lepenicëve etj etj?!Ku janë qëndrestarët e Partisë Demokratike?!Ku janë studentët e dhjetorit të parë?!Po studentët e dhjetorit të dytë?!Ku janë të përndjekurit politikë?!Ku janë pronarët.A do ishte në nderin e PD- së t’i kishte në ekipin e vet pinjollët e tyre ?!Në vitin 2005 si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë kam përqafuar ndër të parët hapjen e PD- së, por kam qenë kategorikisht kundër transplantit politik që u adaptua më vonë.U larguan qëndrestarët e PD- së që kontribuan në momentet e saj të vështira dhe mbijetuan bashkësia e tritanëve, të hipotekuar që këlysh tek baballarët e sektit të rilindasve. Tritani gjatë tre dekadave të qasjes së tij në politikë është munduar të paraqitet me fytyrën e staturën e një politikani të urtë, të një engjëlli, i cili pas betimit të Hipokratit ka bërë edhe betimin e demokratit dhe europianistit të kulluar e amerikanit brilant.Madje jo vetëm kaq.Nga familje shehlerësh, duke u shtirur më katolikë së Papa arriti të hapë edhe Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, një institucion i arsimit të lartë që financohet nga Selia e Shenjtë.Sa për Selinë e Shenjtë të PD- së Tritani nuk është merakosur ndonjëherë për fatin e saj.Kur aty bëhet festa e fitores ai vjen me lugë në brez e ulet këmbëkryq në sofrën e saj. E kur partia është në hall struket në ndonjë qoshe e mjaullin me zë të mekur, si ata qenushët frikacakë që struken poshtë krevatit të bariut kur ujku sulmon kopenë e tij.Tritani e tritanët e tjerë duhet ta kuptojnë se modeli politik i PD duhet të jetë antiopod i Partisë së Punës, të cilës ata i kanë shërbyer me zell.Partia e etërve e bijëve, e klaneve familjare, të Hoxhës, Kapos dhe Shehut është përmbysur kahane siç shprehen fshatarët e Tiranës.Z Basha si Kryetar i PD- së, si korife i opozitës së bashkuar dhe kandidat për kryeminister duhet ta këputë këtë nyje gordiane që e mban peng demokracinë shqiptare prej tre dekadash.Ai duhet të vendosë e t’u kërkojë shqip dhe shkurt të “urtëve” të PD- së:Hapeni krahun.Tashmë PD- ja duhet të dekomunistizohet, despihunizohet, denepotizohet.Ai duhet t’a çlirojë PD- në nga sherbëtorët e diktaturës dhe mendësitë e saj.Atë që nuk e kanë bërë komisionet Mezini, Bezhani, Halimi, Nishani duhet ta bëni ju z Basha.E them se nuk e kanë bërë sepse bashkëpunëtorët e sigurimit i kanë mbijetuar katarsis -it, biles edhe së fundmi po e kalojnë komisionin Nishani dhe ky komision është i komprementuar që në ngjizje nisur nga misioni që ka, sepse antarët e tij janë vetë sherbëtor të diktaturës komuniste.Këtë proces jetik e realizojnë vetëm listat e hapura njëqind për qind.Për të përmbysur Sulltanin kërkohen ata që e kanë kaluar provën e zjarrit, e jo robërit e komunizmit.Kovaçi e skuq hekurin në zjarr, e farkëton e përpunon duke ia dhënë formën e duhur, e fut në uje për t’i dhënë temperimin dhe e bën të qëndreshëm e të rezistueshëm.Komunistët e PD- së janë parafabrikate dhe nuk kanë kaluar kurrë provën e zjarrit.Ata kanë përfituar me skenare, kurthe, intriga duke u sjellur si kamelaonë.Ata që kanë kaluar provën e zjarrit i ke në oborrin e PD-së z Basha.Merre një qiri dhe gjej.Nuk e kam në gen t’i jap mend askujt dhe të bëj rolin e këshilltarit, sepse në këtë vend të gjithë janë filozofë dhe të zgjuar, por nuk ka dhuratë me të bukur për Shqiperinë në 120- vjetorin e kalimit në amëshim të Rilindasit të madh, Poetit kombëtar, Bilbilit të Gjuhës Shqipe Naim Frashëri se sa të çlirosh PD- në nga Tritani e tritanët dhe fantazmat e komunizmit siç është simboli i Kongresit të Permetit, i cili shembi e zevendësoj shtetin modern shqiptar me pushtetin e sovjetëve të instaluar me dhunë e terror nga kmerët e kuq.Në vitin 2018- të, vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit Unioni Kombëtar i të përndjekurve politikë kërkonte me insistim të hiqej stema e këtij kongresi famëkeq që qëndronte varur në lapidarin e qytetit të frashëllinjëve, në Permet, e cila është hequr me vendim të Parlamentit të Shqipërisë, në vitet 90- të, por pengesë u bë Tritani dhe sejmenët e tij, me arsyetimin se kemi ca të majtë që votojnë për ne.Ja çfarë mendësie bolshevike ka e çfarë demokrati fallco, makiavelian, utilitar është ish kryetari i PD- së së Shqipërisë, ish deputeti i Qarkut të Gjirokastrës z Shehu, thjesht për një grusht vota të majta që mendon se i merr ia len ende qytetit djep të kulturës shqiptare varur në qafë medalionin e komunizmit.”Qellimi justifikon mjetin” është filozofia e tij.I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë z Basha!Gjithmonë me ka bërë përshtypje raporti me tre fjalë që Jul Çezari gjenial ia dërgonte Senatit të Romës.”Shkova, pashë, fitova”.Këtu gjerat janë të qarta.Kam folur fort gjatë këtyre ditëve se jemi në kohën e duhur për të marrë masat, për t’u korrigjuar, e për të garantuar fitoren e merituar.Humbja kësaj radhe nuk ka justifikim.Fituesi nuk gjykohet.Por populli ka një shprehje të urtë:”Me mirë djepi bosh se shejtani brenda”.Fitoren kësaj radhe e duam pa djallin mes nesh.Zoti Basha ngadhënjimi juaj fillon tek çlirimi i PD – së nga satanai që e mban peng tash tre dekada.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch