Home » Lajme, Vendore » z.Mustafa dhe z.Arifi propozojnë listën e kuotave të Luginës për regjistrimin në Universitetin e Prishtinës

z.Mustafa dhe z.Arifi propozojnë listën e kuotave të Luginës për regjistrimin në Universitetin e Prishtinës


Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi me të cilët ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje rreth përcaktimit të kuotës së studentëve nga Lugina e Preshevës për regjistrim në

Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Prizrenit.
Krerët e Luginës poashtu ia dorzuan një propozim listë të kuotave ministrit z. Buja, për regjistrim në Universitetin e Prishtinës në vitin akademik 2012/2013.
Ministri Buja ua ka rikujtuar krerëve të Luginës së Preshevës se sistemimi i studentëve të kësaj ane përbën një çështje për të cilën Ministria e Arsimit angazhohet në vazhdimësi dhe se propozim-lista me kuotat e studentëve për pranim në këtë vit akademik do të shqyrtohet seriozisht.

“Do të bëjmë më të mirën në këtë drejtim. Probleme kemi me drejtimet e shëndetësisë, arkitekturën dhe Fakultetin e Arteve, duke qenë se këto degë pranojnë numër të kufizuar të studentëve”, është shprehur ministri Buja.

Ministri Buja, po ashtu foli edhe për të gjitha zhvillimet e tjera në fushën e arsimit, në veçanti arsimin e lartë në Kosovë dhe angazhimet e Ministrisë së Arsimit për avancimin e tërë procesit arsimor në vend, si dhe procesin njohjes së diplomave.

Kabineti i kryetarit të komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa

18.06.2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch