Home » Lajme » “Zarfet e helmuara” me vota të ardhura nga Serbia mbahen në karantinë

“Zarfet e helmuara” me vota të ardhura nga Serbia mbahen në karantinë

Zarfet me vota të ardhura nga Serbia që shkaktuan alergjinë e rreth 26 zyrtarëve të Qendrës së Numërimit të Rezultateve po mbahen në karantinë në një nga zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës.

Organet e sigurisë janë në fazën e hetimeve prandaj edhe nuk kanë dhënë detaje të tjera, pos që Prokuroria e Shtetit po merret me këtë rast.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka thënë se në këtë fazë nuk mund të japin informata për shkaktarët e alergjisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch