Home » Histori » Zbatuesit e elaboratit të Çubrilloviçit

Zbatuesit e elaboratit të Çubrilloviçit

Libri zbatuesit e elaboratit te cubrilloviqitPrishtinë 2015

Sabri Maxhuni- Novosella

f.3

Popi i Kishës së Deçanit, Dionisi, në vitin 1890, ka thënë: Neve nuk na rrezikon shqiptari që e merr pushkën dhe lufton kundër nesh. Neve nuk na rrezikon shqiptari që e kryen një fakultet. Neve nuk na rrezikon shqiptari që propagandon kundër nesh.

Neve na rrezikon shqiptari që ndërton një kullë dhe siguron qendrimin në vendlindje dhe mbijetesën!

Shqiptari duhet me qenë si lepuri në therrë, gjithnjë i gatshëm për me ikë!

 

f.34-35

Të dhënat e paraqitura (në librin e Hanxhiç) flasin qartë për atë se shqiptarët (arbanasit) në shtetin serb mesjetar dhe në rajonin e Kosovës, jo vetëm në rajonet e ngushta kufitare, kanë jetuar si pakicë në mesin e serbëve, të shpërndarë nëpër vendbanime e fshatra të ndryshme. (sepse sllavët i kishin përzënë shqiptarët nga tokat e veta- shënimi im, B. S.)

 

Disa prej fiseve shqiptare dhe serbe kanë paraardhës të përbashkët. Kështu për shëmbull, fiset serbe si Vasojeviçi, Piperi i Ozriniçit si dhe fiset shqiptare Krasniqi dhe Hoti rrjedhin prej pesë vëllezërve. Kuçi, në lindje të Malit të Zi, sot janë serbë ortodoksë, derisa Marijan Bolizza- nga Kotorri, në vitin 1614 i përmend “Chuzi Albanesi del rito romano”.

 

f.42-44

Shqiptarët në pjesën dërrmuese të territoreve të veta ishin në zhdukje e sipër nga terrori dhe masakrat e pushtuesve serbë ndaj popullit shqiptar.

 

Gjon- Hamza Kastrioti, (i konvertuar në mysliman) i cili i kishte trashëguar dy fshatra nga babai i tij, Pal kastrioti në Luginën e Hasit, arriti që t’i zgjeronte pronat e tij që nga kriporet e Lzhës drejt Prizrenit dhe Gostivarit dhe po ashtu, arriti t’i bëjë dy fshatra prona të tij në brigjet e Detit Marmara. Po ashtu, shumica e princërve të kohës, e pranuan fenë islame dhe u vunë në shërbim të Perandorisë Osmane islame, sikurse ishin Moisi Golemi, Dukagjinët etj . E mandej Begollët, Bushatllinjtë, Gjinollët etj që kishin prejardhje nga familjet princore të asaj kohe.

 

f.49-51

(Në favor të Serbisë shkonte veprimtaria e) organizatës marksiste leniniste të Kosovës, me në krye Hydajet Hysenin, Partia Komuniste Marksiste Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi me në krye Abdullah Prapashticën, Fronti i Kuq me në krye Ibrahim kelmendin etj.

Dhe shpejt këto organizata u vunë në ballë të demonstrative të studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe kontribuan shumë që, më se 300 mijë shqiptarë, të arratiseshin jashtë Kosovës.

 

Përpjekjet e Metush Krsaniqit për afrim me Perëndimin dështuan më 1984 kur u krijua Lidhja Popullore për Republikën e Kosovës, që ishte direkt në duart e PKSH (Partisë së Punës së Enver Hoxhës) ndërsa indirekt në duart e Beogradit.

 

LPK si detyrë kryesore kishte shpërndarjen e librave të Enver Hoxhës, të shtypit pamflet komunist të Tiranës, botimin e revistave komuniste, si “Bashkimi”, “Punëtorët” dhe revistën kombëtare “Zëri i Kosovës” që nxirrej nga LNÇKVSH me kryeredaktor Jusuf Gërvallën, e që më vonë e shndërruan në pamflet komunist.

 

f.55

Në Suedi ishin disa veprimtarë që kishin ikur nga terrori serbo-sllav, Kosovë Rexha- Bala, Ramadan Osmani- Rexhepi etj. Kosovë Rexha thosh: gruan merrne të vendit- shqiptare, ndërsa venën pine të vendit ku jetoni, sepse gruaja jo shqiptare të shndërron më shpejt në suedez, ndërsa vena e vendit ku jetoni të bën mirë!

 

f.58-59

Thëniet se në Turqi, fukaraja më i madh i ka 100 buallica, se në Turqi me shti fiq në penj, jeton më mirë se një zotni, se ai që shpërngulet në Turqi është një hap më afër Qabes, dmth një hap më afër Xhenetit, tani zëvëndësohen me reportazhet për “shkollat shqipe” për “shoqatat kulturore” shqiptare, duke i prezantuar shqiptarët duke punuar dhe duke u kënaqur me lumturinë që e kanë arritur, pra me xhenetin me emër Suedi!!!

 

Turqisë vërtet i duhej popullatë e shëndoshë për popullimin e territoreve të mëdha që dispononte, por nuk mund të fajësohej Turqia pse e strehonte apo pranonte këtë popullatë të përvuajtur e aq më pak të njëjtësohej veprimi human i Turqisë me veprimet kriminale të Serbisë.

 

f.62-63

Shefki Oseku, mësimdhënës i orëve plotësuese në gjuhën shqipe thotë se vetëm 5 % e nxënësve shqiptarë në Suedi i ndjekin këto mësime plotësuese..

 

Në Turqi ka vendbanime ku kanë shkuar shqiptarët, para 100-150 vitesh dhe ende atje flitet gjuha shqipe. Kurse në Suedi, brenda disa dhjetëra vitesh, rinia as që din të flasë shqip.

 

f.71

Të asimilohemi në sllavë apo grekë nuk bën, të asimilohemi në turq, arabë, italianë, francezë, gjermanë, suedezë, anglezë etj  etj po bëjka!!!

 

f.77

Gjatë viteve 1954-1956 u shpërngulën shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare nën Jugosllavi, që nga Ohri e deri në Jeni Pazar, më shumë se 432 mijë, së paku, sikurse thonë burimet arkivore në Stamboll.

 

f.98-99

Edhe në ditët tona shteti me emrin Turqi është i banuar nga 32 popuj me etni të ndryshme. Vetëm njëra është turke. Të gjitha etnitë janë me përkatësi islame, siç ishin edhe kombet greke, bullgare, serbe, malazeze e maqedone, me përkatësi ortodokse.

Edhe shqiptarët ortodoksë që u pushtuan nga Serbosllavia, nën një terror të tmerrshëm, qenë të detyruar të asimilohen në serbë, malazezë e maqedonë.

Shqiptarët katolikë nën Jugosllavi i ruajti feja katolike dhe ndikimi i Papës.Ndërsa shqiptarët myslimanë u gjenden në një situatë tepër të vështirë.

Një numër i tyre e shfrytëzuan mundësinë që u jepte Konventa jugosllave- turke. Për të siguruar dokumentet e nevojshme, ata deklaroheshin si turq…

 

f.170

Në dokumente të kohës për vitin 1919, inkuizicioni serb kishte shënuar 7410 shtëpi të plaçkitura, 4055 shtëpi të djegura, 14690 persona të burgosur dhe të dërguar në kampe pune si vende të përqëndrimit, 780 persona të gjymtuar nga torturat, 8170 persona të vrarë mizorisht me armë dhe me bajoneta nga ushtria dhe bandat serbe në tërë Kosovën.

 

f.183

Dr. Haki Bajrami paraqet numrin e të shpërngulurve në Anadoll në vite 1919-1940, nga Kosova, duke u mbështetur në Seksionin e pasaportave të Mbretërisë Jugosllave dhe konsullatave turke:

Viti Numri i të shpërngulurve
1919 23508
1920 8536
1921 24532
1922 12307
1923 6389
1924 9630
1925 4315
1926 4012
1927 5197
1928 4326
1929 6219
1930 13215
1931 29807
1932 6219
1933 3420
1934 14500
1935 9565
1936 4252
1937 4234
1938 7251
1939 7255
1940 6729
Në mes të dy luftrave botërore 255878

 

 

Ndërsa numri i familjeve të shqiptarëve të shpërngulur në Shqipëri gjatë periudhës 1919-1923 ka qenë 583 ndërsa më pas si vijon:

1924 43 familje
1925 148
1926 299
1927 316
1928 149
1929 216
1930 199
1931 624
1932 211
1933 181
1934 328
1935 386
1936 182 familje

 

Gjatë viteve 1937- 1938 u shpërngulëm 105 familje me rreth 438 anëtarë. Gjithsej në Shqipëri janë shpërngulë 4046 familje shqiptare, ose 28665 persona.

 

Dr. Hakif Bajrami lavdëron Fadil Hoxhën, Enver Hoxhën, Miladin Popoviçin, Stalinin e komunistët e tjerë.

 

Mblodhi Bardhyl Selimi, 20 gusht 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress