Home » Lajme » ZBULIME: Albana, fshat Ilir në kufi mes Italisë dhe Sllovenisë, që admirohej nga Skenderbeu

ZBULIME: Albana, fshat Ilir në kufi mes Italisë dhe Sllovenisë, që admirohej nga Skenderbeu

EKSKLUZIVE: Gjatë një vizite rasti një monumenti historik në Cividale të Italisë,
aty në oborrin e muzeut hasëm në një hartë të rajonit (2 m. x 4 m.) ku
na ra në sy mbishkrimi me shkonja të mëdha – A L B A N A. Dhe
papritmas, ekipi i agjencisë informative “Presheva Jonë” u interesua dhe
u gjend në mesin e fshatit Albana ku takuam fshatarë e intelektualë të
këtij fshati. Nga bisedat me ta, vendorët italianë dhe sllovenë pranojnë
dhe janë krenar se në mesin e tyre kanë fshatin Ilir me emrin Albana,
shkruan agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Ishim në një udhëtim zyrtar nga Brukseli në Venezia. Per ca ditë u
ndalëm në Cividale, një qytezë mes Triestës dhe Udines ku vizituam një
muze dhe monument historik. Aty në oborrin e muzeut hasëm në një hartë
të rajonit (2 m. x 4 m.) ku na ra në sy mbishkrimi me shkornja të mëdha –
A L B A N A. Dhe papritmas, ekipi i agjencisë informative “Presheva
Jonë” u gjend në mesin e fshatit Albana. Kur arritëm aty, në hyrje hasëm
në një pano të madhe ku tregonte se nga këtu fillonte fshati Albana
(siq po e shifni në foto). Prej së largu Albana dukej se ishte i mbuluar
me “tepih” të gjelbër sepse aty nuk ishte asnjë pëllëmbë pa vreshta.
Fshati dhe fshatarët e Albanës si më aprë edhe tani janë të njohur në
rajon si prodhues të rrushit dhe verës. Albana eshte nje fshat pitoresk
me 179 banorë me një kilmë medikale dhe me një lartësi mbi detare prej
101 metrash.

Në Albana takuam banorë e intelektualë të këtij fshati. Derisa
fotografonim fshatin, kështjellën, panon me mbishkrimin Albana, disa
kalimtarë rasti, nga kurioziteti ndaleshin dhe na pyesnin se “a jeni
shqiptarë ju ?” Ne, ju përgjegjëshim me po. Ndërsa, ata na e kthenin:
”po, po na e mori mendja se jeni albanesi…” Dhe kështu shoqëroheshim dhe
bisedonim, na ftonin e i ftonim në café. Ata na ofron verë të kuqe nga
fshati Albana e ne i ofruam një pije “Skenderbeg” që na kishte qëlluar
me vete..Bile, njëri nga ta na e ktheu se “Skanderbegu tek toka e
Skanderbeut. Më ka treguar gjyshja ime se ushtria e Skanderbeut ka kaluar këndej kah fshati Albana..”


Nga biseda me ta mësuam se Fshati Albana shtrihet në pjesën e
Prepottos, province kjo e Udines, kantonit të Friulit në Itali. Fshati
Albana është një vend i vogël dhe është i vendosur mes kufirit
italo-slloven. Në mes të fshatit gjendet edhe kështjella Albana, e cila
vërehet prej së largu në distance prej 2-3 km, Kështjella, e cila mban
emrin e fshatit Albana daton nga shekujt e hershëm, siq thonë banorët
dhe fshatarët e rrethit, nga epoka e Ilirëve, por Kështjella Albana
ishte zbuluar dhe meremetuar nga shekulli i XII-të nga banorët e
gadishullit Ilirik. Kjo kështjellë sot është një prone private dhe ajo
për momentin ende nuk është e hapur për vizitorët qoftë për vendorët
apo të huajt. HISTORIKU
“Kështjella“Cjastiela” Albana (në dialektin e Friulit, gjuhë kjo më e hershme se
gjuha italiane) njihet emri i kësja kështjelle nga fshatarët albanias e
cila qëndron në një kat shkëmbor, në veri të vendit. E ndërtuar në
shekullin e dymbëdhjetë, Fshati Albana, një vend malor pitoresk, një
luginë të rrethuar nga kodra dhe shpati në jug, ndërsa në veri vërehet
një gryke e ngushtë re rethuar me male që arrijnë një mijë metra në
lartësi. Që nga kjo pikë e ngushta të tranzitit, është supozuar se
kështjella Albana ishte ngritur për të vëzhguar dhe mbrojtur
popullsinë…” thuhet në një studim shkencor që hasëm në bibliotekën e
fshatit Albana

Më konkretisht, sipas studiusve vendor, është
konstatuar se Kështjella Albana daton që nga viti 1185. Ajo është
ruajtur e pandryshuar deri në pushtimin e trupave Napoleonit në vitin
1797. Një shekull më vonë, më 1319 për të krijuar konfuzion në posedim
të godinës kontribuon një studim historic nga Crollalanza de
Giovambattista i cili thotë se familja Mels-Colloredo Waldsee Montalbano
merr pronën feudale në Albana në vitin 1340. Por ne e dimë nga
dokumentet e vërtetuara se martesa e Fiammetta, trashëgimtarit të De
Quanzone Portis dhe James e Mels, që datojnë vetëm 1483, pra 143 vjet më
vonë. James familja e Colloredo-Waldsee-Mels, sipas Crollalanza,
prejardhje nga një fis i familjes u arratis në Gorica pas vrasjes së
patriarkut të Aquileia dhe Duka nga Friuli, Bertrand de Saint genies. Në
vdekjen e Fiammetta de Portis, James Mels martohet me Della Negra
Frattina e cila i jep pesë fëmijë, ku të gjithë ata bëhen mbretër të
Albanës dhe deputetë të qarkut të Gorizias. Njëri prej tyre ishte
Gjergji që e ka martuar Catherinën e Zucco-Cucagna.

Kështjella Albana, ky fshat ilir që i përballoi luftrave, stuhive dhe katastrofave natyrore…

Një
historian ialian ka shkruar se “Në korrik të vitit 1478, në kohën e
pushtimit otoman, me urdhërin e Iskander Beu (kupto SKENDERBEUT,
shën.ynë) të udhëhequr nga Yuri Fuchina të Kobarid janë shtrirë ne
zonat e Gorizia me Cormòns për t’i rezistuar osmanlive. Pastaj, deri
tek lumi i Judrio, trupat e Iskander Beu kanë parakaluar tek Kështjella
Albana ku do të bashkoheshin me grupe të tjera ushtarake, përgjatë
Isonzo. Kjo flet për admirimin e Skanderbeut për Albanën. Në shekullin e
gjashtëmbëdhjetë (1600) zhdukja e Leonardo nga Gorizia, ajo nuk lë
trashëgimtarë, të qarkut dhe ajo kaloi në shtëpinë e Habsburgëve dhe
pastaj nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perandorisë së Shenjtë
Romake. Republika e Venedikut, e cila u zëvendësua nga 14.20, patriarku i
Aquileia në kontrollin e Dukatit të Friuli, kalimi nuk i pëlqen
(marrëveshje), kështu që nga 1508 do të fillojë një seri luftrash kundër
austriakëve që ata do të përfundojë tetë vjet më vonë . Për të qenë të
regjistruar në këtë periudhë një shpërthim të dhunshëm të murtaja dhe në
mars 1511 rajonin kshte përfshirë një tërmet shkatërrues. Dhe gjitha
keto konflikte bashke me katastrofat natyrore, siq ishte dridhjet e
tokës , kishin bërë që të reduktohet rrënojat e kështjellës Albana…”

Sipas keitj hulumtimi bëhet e ditur se tëdhënat e fundit historike
flasin se gjatë Luftës së Parë Botërore kështjella Albana u kërkuar nga
ushtria italiane për t’u shëndrruar në spital ushtarak, por në vitin
1916 një granate të austriake shkatërruan kullën verilindore. Ndërtesa u
rivendos nga pronarët e pas luftës, por gjatë Luftës së Dytë Botërore
ishte përsëri u muar dhe e pushtuan pjesërisht nga policia dhe familje
të zhvendosura në Italinë jugore, të goditur nga bombardimet aleate.
Ndërkohë, për martesën e një pasardhës i Shtëpisë së Mels-Albana, kalaja
u trashëguar nga Gabrici e Cividale. Që nga viti 1990, në një gjendje
të dukshme të lënies pas dore, Kështjella Albana bëhet mollë sherri mes
pronarëve dhe Bashkisë së Prepottos, që do të blej atë për më kot, për
shërbimet publike. Për fat të mirë, pronari aktual, Leonello Gabrici, që
nga viti 2000 shënon fillimin e një ristrukturimi radikal të ndërtesës.
Vendorët italianë dhe sllovenë pranojnë dhe janë krenar se në mesin e tyre kanë fshatin Ilir me emrin Albana

Rina Pulz (Gorizia) thotë se shpesh shkon në fshation Albana me miq e
mikesha. Me Rinën flasim here italisht e herë sllovenisht e cila i
zotëron mire që të dy gjuhët. Ajo edhe pse e ndien veten italiane, por
me origjinë sllovene, nuk e fsheh realitetin dhe shpjegon se se “fshati
Albana është një fshat ilir deshi apo nuk deshi ndokush ta pranoj ketë
realitet. Fundja vet emri Albana flet më së miri për origjinën e këtij
fshati. Përveq kësaj edhe të parët tanë, stërgjyshërit e mi më kanë
treguar se ky fshat në kohrat e mëhershme i takonte ilirëve..” Zonja
Pulz po ashtu shpjegon se vena me e mire në Itali vjen nga fshati
Albana. “Shumë turistë, biznismenë si vendor ashtu edhe të huaj gjatë
vjeshtës i mësyejnë fshatit Albana për të siguruar verën për dimër, verë
e kuqe ashtu si gjaku, si flamuri i juaj shqiptarë..”, thotë duke
qeshur Rina.

Kështu shprehet edhe Giordano Novelo (Visinale
del Judrio) professor dhe njohës i mirë histories së kantoit të Friulit.
Sipas Novelos “Fshati Alabana ishte nje rajon ilir, sikur t’mos ihste
keshtu as emrin nuk do ta kishte Albana. Bile shpesh kur shkojmë
mysafirë tek ky fshat në hyrje shofin tableën e madhe me mbishkrimin
ALBANA. Shpesh kur arrijmnë aty, në shaka themi bëni gati pasaportat se
hymë në Albana, në Shqipëri..” rrëfen pa kompleks z.Girodano duke
qeshur. Anna Olivia (Visinale) një grua e sinqerte italiane shpjegon se
ka lexuar dhe ka mësuar nga fëmijët, të cilet janë student, se Fshati
Albana ka qne”në rajon I të aprëve të shqiptarëve-Ilirëve. “për ektë
fshat fëmijet e mi knaë mësuar ehde në shkolla dhe hostroanët e as
funksionarët Italian ketë nuk e kanë mohuar asnjëherë. Sikur t’i
pengonte kjo histori e vërtetë italianëve, ju siguroj se ky fshat me
emrin Albana nuk do ta mbante sot,sikur që shumë fshatra shqiptare
Serbia ia kishte ndryshuar emrat apo kishte shkatërruar kështjella e
fshtara ilire apo shqiptare me qëllim të humbjes së gjurmëve historike.
Italianët dhe shqiptarët janë aleat të mire dhe ne jemi krnar që në
territorin tone kemi në fshat dhe këshetjellë me emrin Albana..”
përfundon Anna.

Nga
bashkëbiseduesit tanë kuptuam se shumë fjlaë kishin ngjajshmëri me ato
në gjuhën shqipe. Banorët e Albanës flitni mes veti jo në gjuhën
italiale , por në dialektin fruili, gjuhë kjo shumë më e hershme se
italishtja. Nga këto fjalë ne arritëm t’i shkëpusim vetëm disa që i
përngjanin shqipes, si : Cestjela (Kështjella), Piron (pirun), Carroca
(karroca), ajer (ajri), njata (nata), di (dita), kapjela (kapela), flumi
(lumi), Mjeli (mjalta) etj…Në fshatin Iliri sot edhe pse nuk flet
askush shqip, aty flet shqip toka, flet shqip kështjella, flasin shqip
shqiponjat që fluturonin mbi qiell të fshatit Ilir. U larguam nga
fshati ilir Albana duke lënë qetë shiponjat për të fluturuar në qielline
tyre të lire…
Albana, 3 shtator / AIK-Presheva Jonë

This serves several purposes starting with an admission that they were bullied, which all but requires the school to http://www.celltrackingapps.com/ take some sort of action

2 Responses

  1. ekrem thotë:

    vertet po me pelqene kjo gje.per here te pare po ndegjoje per kete. halla ju qofte juve te kosoves lindoe per kete informacion

  2. ajzberg thotë:

    Interesante…..sikur te kishit sjelle me teper fjale nga ky fshat.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch