Dje në shkollën fillore ‘’Zenel Hajdini’’ në fshatin Raincë rreth orës 11:40 ka ndodhur një rast tragjik ku nxënxësi me iniciale F.J, nxënës i klasës së parë ka humbur ndjenjat dhe nuk ka dhënë shenja jete.

Nxënësi është vënë re nga shokët të cilët kanë njoftuar dhe mësuesen kujdestare, e cila ka reaguar menjëher.

Nepërmjet pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë së shkollës shihet edhe momentet kur mësuesja ka njoftuar punëtorin ndihmës, drejtorin dhe ekipin e mjekëve të shtëpisë së shëndetit.

Përkundër tentavivave për ringjallje përpjekjet kanë qenë të kota sepse fëmiu nuk ka treguar shenja jete dhe vdekja është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

Znj.Ilfete Ibrahimi  e cila ke qenë dëshmitare e të gjithë ngjarjes që në fillim pasi që e gjithë ngjarja është zhvilluar brenda orës së mësimit të saj, ka mbetur e shokuar nga e gjithë kjo ngjarje dhe tha që fillimisht kam dyshuar që është alivanosur dhe kam njoftuar punëtorin ndihmës me të cilin i kemi ofruar ujë dhe i kemi larë fytyrën kur djali nuk ka reaguar kemi njoftuar drejtorin e shkollës dhe mjeken.

Drejtori i shkollës fillore ‘’Zenel Hajdini’’ z. Shukri Ymeri ka thënë që kjo është një fatkeqësi si për shkollën tonë si institucion arsimor por po ashtu ka prekur dhe të gjithë fshatin, unë shpreh keqardhjen time dhe i shpreh ngushëllime familjarëve.

Deri më tani sipas informacioneve të cilat qarkullojnë dyshohet që vdekja është shkaktuar si pasojë e një ataku në zemër, mirëpo edhe përkundër që ekipi i TV Aldi është munduar që të sigurojë këto informacione nga mjeku kujdestar i Emergjencës në Preshevë, ata nuk kan dhënë asnjë deklaratë në lidhje me këtë rast.

Stafi KosovaLindore.com i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve.