Home » Lajme, Vendore » Zëdhënësi i KFOR-it: Hashim Thaçi, ka të drejtë ta vizitojë çdo vend të Kosovës

Zëdhënësi i KFOR-it: Hashim Thaçi, ka të drejtë ta vizitojë çdo vend të Kosovës

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenco Graso, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejtë ta vizitojë çdo vend të Kosovës, nuk i nevojitet kurrfarë leje nga KFOR-i.

Këto deklarata zëdhënësi i KFOR-it i ka bërë për media duke e komentuar vizitën e fundit të presidentit të Kosovës në liqenin e Ujmanit, transmeton portali “Zëri.info”.

“Ne konfirmojmë se nuk ka pasur kurrfarë incidenti, kurrfarë arrestimi, kurrfarë operacioni ushtarak, apo sulmi ndaj ndokujt…. Thaçi e ka vizituar atë pjesë, në të cilën vizitë është shoqëruar nga ekipi mbrojtës i tij dhe nga Policia e Kosovës”, ka deklaruar Graso për portalin “Demostat”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch