Home » Lajme, Ndërkombëtare » Zelandë e Re: Terroristi vrau 49 vetë në dy xhami –frymëzohej nga nacionalistë serbë

Zelandë e Re: Terroristi vrau 49 vetë në dy xhami –frymëzohej nga nacionalistë serbë

Terroristi Brenton Tarrant admironte Radovan Karaxhiqin, postonte fotografi me simbole nacionaliste serbe dhe kritikonte ndërhyjen e Amerikës për çlirimin e Kosovës. Nga informacionet e fundit, ka shkuar në 49 numri i viktimave në sulmet ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, bilanc që pritet të rritet për shkak të numrit të madh të të plagosurve.

Brenton Tarrant, njeriu që mendohet se ka luajtur rolin kryesor në vrasjen e dhjetëra njerëzve në dy xhami të Zelandës së Re (në qytetin Christchurch) ishte një admirues i nacionalizmit serb dhe mund të jetë frymëzuar drejtpërdrejt prej ti.

Siç shkruan BalkanInisght, Brenton Tarrant admironte Radovan Karaxhiqin, postonte fotografi me simbole nacionaliste serbe dhe kritikonte ndërhyjen e Amerikës për çlirimin e Kosovës

Një video e filmuar përpara sulmit terrorist tregon vrasësin duke dëgjuar në makinë një këngë që nderon kryekriminelin e luftës, Radovan Karaxhiq, i cili pritet të marrë dënimin përfundimtar në Gjykatën e Hagës, javën që vjen.

Në “manifeston” e botuar ku shpjegon në 73 faqe arsyet e sulmit të tij ka edhe një paragraph kundër Kosovës.

“Ballkanizimi gjithashtu do të kufizojë aftësinë e SHBA-së për të projktuar fuqi në mbarë botën, dhe në këtë mënyrë të sigurojë që të mos ketë më kurrë situate të tilla se ndërhyrja e SHBA-së në Kosovë (ku forcat e SHBA/NATO-s luftuan përkrah muslimanëve dhe vranë europianë të krishterë që po përpiqeshin të hiqnin pushtuesit islamikë nga Europa)”, shkruan ai.

Tre burra dhe një grua janë ndaluar nga policia, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të dyshuar të tjerë në arrati. Sulmin vetë agresorët e kanë shfaqur në internet me livestream.

Një prej të prangosurve është shtetas Australian. Kryeministri i Australisë Scott Morrison e përshkroi këtë individ si një terrorist tejet të dhunshëm të ekstremit të djathtë.

Nga vendngjarja nuk ka ende shume detaje; situata është ende në zhvillim. Burime policore pohuan se janë gjetur edhe në numër eksplozivash të lidhur pas disa makinave, por shpërthimi i tyre është dalluar në kohë. Pas atij që po përshkruhet si akt i paprecedente dhune, xhamitë në qytet janë këshilluar të mbyllen përkohësisht.

Policë të armatosur janë parë të rrethojnë dhe një gjimnaz të qytetit. Raportet ne media tregojnë se ekstremisti Australian kishte lënë shënime ku shpjegonte qëllimet e tij e parashtronte ideologjinë e vet anti-emigracionit.

Kryeministrja Arden e përshkroi si një “nga ditët më të errëta të Zelandës së Re”, duke theksuar se ngjarjet në qytetin Christchurch paraqesin “një akt të pashembullt dhe të jashtëzakonshëm të dhunës”.
Ajo tha se “qartazi kjo mund të përshkruhet vetëm si sulm terrorist. Nga ajo që dimë duket se ishte mirë i planifikuar”.

Sulmuesi Brenton Tarrant ka lënë një manifest në të cilin mes tjerash thekson se zgjodhi Zelandën e Re për shkak të vendndodhjes së saj, për të treguar se edhe pjesët më të largëta të botës nuk janë të lira nga “imigracioni masiv”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch