Home » Lajme, Vendore » Zëvendës ambasadorja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian Pola Fid është takuar sot me gazetarët e Komunës së Preshevës dhe Bujanocit

Zëvendës ambasadorja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian Pola Fid është takuar sot me gazetarët e Komunës së Preshevës dhe Bujanocit

Gjatë këtij takimit që është zhvilluar në zyrën e OSBE në Bujanoc gazetarët zonjën FID e kanë njoftuar për situatën politike por edhe mediave në Luginë. Po ashtu gazetarët në aspektin e tyre kanë raportuar para zv. ambasadores edhe për situatën politike gjatë dekadës së fundit dhe raportimet e tyre deri më sot. Gjithashtu është potencuar edhe militarizimi i rajonit tek ne , që ka ndikuar në shpërnguljen e banorëve , humbjen e perspektivës dhe papunësinë në Luginë. “ I vetmi funksion i xhandarmërisë gjatë instalimit të saj kanë qenë vetëm arrestimet ku rasti i fundit i 4 majit dëshmoi për skenarët e qeverisë ndaj shqiptarëve të pafajshëm , të cilët u bastisën dhe u arrestuan vetëm për të fituar poenë politik, ishin konkluzionet e gazetarëve shqiptarë por dhe atyre serb prezantuar ambasadores FID. Gjithashtu u potencua edhe rasti i arrestimit të punonjësit të OSBE, i cili pas arrestimit ishte fotografia e parë e shfaqur në të gjitha mediumet në Beograd ,dhe sipas gazetarëve ky skenar është cilësuar akt i Qeverisë serbe kundër misionit të OSBE.

Gjithashtu gazetarët kanë folur edhe për pozitën e tyre dhe presionet që shpesh vijnë nga ana e politikës. “ Gazetarët janë vëzhguesit më të mirë , pasi kanë njohuri për të gjitha rrethanat “ u tha kështu gazetarëve zv. ambasadorja e Paola FID. Ajo gjithashtu është zotuar se do të përkrahë të gjithë gazetarët të cilët kanë presione nga qeveritë lokale e qendrore por edhe nga subjektet e ndryshme politike. Në fund u konkludua se asnjë gazetarë nuk duhet të jetë pjesë e politikës , duke respektuar profesionin e tij për informim të drejt dhe transparent. Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë gazetarët e mediumeve në gjuhën shqipe dhe serb si Rtv Presheva, Rtv Bujanoci, RTV spektri, web portali Presheva news, revista Nacionali dhe agjencia e lajmeve Jug Press./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch