Home » Lajme, Vendore » Zgjedhjet 2012: SI MBETI RIZA HALIMI ME GISHTA NË GOJË?!

Zgjedhjet 2012: SI MBETI RIZA HALIMI ME GISHTA NË GOJË?!

Lista e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, ka arritur të mbledhë vetëm 0,30 për qind të votave, që nuk është mjaftueshëm ta kalojnë pragun prej 0,40 për qind.

 

Sipas këtij rezultati Kuvendi i ri, do të jetë pa asnjë deputet shqiptar. Edhe në mandatin e kaluar Riza Halimi, nuk arriti të grumbulloj vota të mjaftueshme, por me ndihmën e Boris Tadiqit, ish presidenti i Serbisë, Koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mezi arriti të siguroj një ulëse në Parlamentin e Serbisë.

 

Një disponim anti zgjedhjeve parlamentare u vërejt gjatë grumbullimit të nënshkrimeve, Koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përbërje të PVD, LPD,UDSH, BDL, u desh të kërkoj ndihmën e sanxhaklinjve dhe serbëve të Rashkës për t’u certifikuar për këtë nivel të zgjedhjeve.

 

Të kota ishin përpjekjet e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me në krye bartësin e listës Riza Halimi, për ta motivuar popullatën shqiptare të Kosovës Lindore, për të marrë pjesë aktive në zgjedhjet parlamentare, qoftë përmes posterëve, bilbordëve e forma të tjera vizuele.

 

Të kota ishin përpjekjet e Riza Halimit, për ta bindur popullatën shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, qoftë me paraqitjen e tij në televizionet lokale e nacionale.

 

Të kota, madje, ishin përpjekjet e Riza Halimit dhe “lubimcave” të tij, duke u veshur me fanela të zeza “I’m terrorist”(“Unë jam terrorist!”), të gëzojnë disponimin e elektoratit shqiptar për zgjedhjet parlamentare. Këto fanela të zeza na kujtojnë dikur protestat në Beograd, kur gratë visheshin në të zeza kundër dhunës së millosheviçit.

 

Të kota do të ishin madje edhe përpjekjet, sikur edhe Riza Halimi, të ishte veshur me fanela kuq e zi e me portret të Adem Jasharit, për ta bindur popullin për ta votuar në zgjedhjet parlamentare. Populli është vetëdijësuar. Ai, e ka parë se sa janë të sinqerta ofertat e Riza Halimit dhe partisë së tij PVD-së e cila pësoi në këto zgjedhje në të gjitha nivelet që nga themelimi i saj.

 

E fajtorët pse kjo parti po fundoset nga zgjedhjet në zgjedhje, nuk duhet kërkuar askund, përveçse te disa njerëz, të cilët rrinë qe disa vjet në ballë të saj e nuk bëjnë ndryshime. Këta njerëz me veprimet e tyre për përfshirjen e PVD-së në Trupin Koordinues, në Këshillin Nacional dhe në zgjedhjet parlamentare, ia humbën kuptimin këtij subjekti politik, për të qenë në shërbim të popullit dhe interesave të tij.

 

Mos i kërkoni humbjet e PVD-së, as te lindja e partive të reja, e procese të tjera shoqërore, por te udhëheqësia e saj e ngushtë me në krye Riza Halimin, të cilët nuk zgjodhën metoda e mjete për t’i përçarë shqiptarët për interese të ulëta karrieriste. Këtë më së miri e dëshmon rezultati i zgjedhjeve të majit 2012.

Nga Tërnoci PRESS

5 Responses

  1. rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Ngushllime për Riza Halimi-n, shëndosh herave tjera…hahaha, mbetë i ngrati pa rrogë deputeti …!Urime PD-së për fitoren.

    Ue selam

  2. hahahhahah thotë:

    Ai as që ka pasur gishta fare. Në fakt ka mbet gojëhapur, por tani pa fjalë se edhe ashtu deri më tani fliste kotë së koti.

  3. Kavi thotë:

    Dicka tjeter qe nuk ka ljhdie me kete letren e Jorgos ,porse ka ljhdie me 2 milione shqiptare qe jetojne ne Kosove Keto dite mundet qe Serbia te pranohet per te mare drejtimin e OSBE-se .__A nuk do ishte mire qe PS-ja ti kerkoje qeverise sone,t e kundershtoje mundesine e Serbise per te drejtuar OSBE-ne? Ne kete menyre ndihmojme Kosoven ne te ardhmen ,sepse po u be Serbia drejtuese e OSBE-se ,merr nje certifikate te pastrimit te emrit nga krimet qe ka bere,dhe do e vere ne pozicion shume te veshtire Kosoven Dhe tjetra , a nuk do ishte mire qe opozita shqiptare te keshilloje politikanet shqiptare te Kosoves ,per te kerkuar qe Serbia te paguaje demshperblimet e luftes per krimet dhe shkaterrimet qe ka bere ne Kosove ? Sepse ne kete menyre edhe e diskretiton ne vazhdimesi Serbine por edhe i ve njefare pengese Ligjore shume te forte moralisht politkes agresive serbe kunder Kosoves ne te ardhmen Kroacia e hodhi ne gjyq Serbine dukei kerkuar demshperblimet e luftes Perse tee mos ja kerkojme edhe ne Serbise deshperblimet e luftes ? Kjo eshte nje procedure qe e ndjekin te gejitha shtetet qe dalin nga Lufta me pushtuesit Mendoj se ju mund tja sugjeroni politkes kosovare kete opsion Por edhe ne parlamentin tone mund te hidhet si diskutim ky opsion i demshperblimeve dhe qeveria jone te kordinojeveprimet e qeverise se Kosoves per Demshperblimet qe duhet te paguaje Serbia ndaj Kosoves

  4. Ashley thotë:

    e7fare terroriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ..je ndihmyrsi midis frances edhe usa, ketu nuk kan te drejte politikanet te perdorin ngjyrat e flamurit per te bere logot e tyre (dhe asnje menyre rekalmuse)me duket se ne zgjedhjet e fundit lokale qe u ben ishte njoni/njera qe kishte i cik te kuqe i e7ik te bardhe dhe i fije blu diku aty ke reklama vete, edhe u skualifikuaaaa .shif tani e7a bojne keta bota :s . booooooooooooooDenis J Kucinich-sjcjcksjbkbzkjsjcjsdbcks dhe ajo qe eshte poshte tija, mungonin ne imagjinate i kan bo copy-past njoni tjetrit ..(kush i njef ato e7okollatat italjane Baci, do i hapet oreksi se duket si letra e tyre mbeshtjelles blu me ylla )Hatch, ka bo i zhgarravin aty .se sdite ca te bote tjeter .Alan Keys, me duket si reklame maknash .(na e7elsat dhe provoje )Tsongas, eshte out fare .do ja ket bo naj fillestarlogon Pete du Pont, si ndonje titull gazete Robertson 88, me duket si birra 1664 e konenburgut.nejse tha, se jane i qerre yung

  5. Lang thotë:

    flm qe ke ndare kohe te analizosh gjhtia logot me pelqejne komentet qe ke dhene per to dhe plotesisht pajtohem. Te Alan Keyes nuk di nese eshte bazuar ne emrin e tij Key apo ka dashur te na thote dicka tjeter me ato celsat.P.S. nuk me duken celsa makinash, por celsat e shtepise se bardhe

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch