Home » Lajme » Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale që do të mbahen më 29 prill apo 6 maj

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale që do të mbahen më 29 prill apo 6 maj

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq- Dejanoviq, ka bërë të ditur se zgjedhjet lokale dhe republikane të shtetit serb do të nënshkruhen më 13 mars. Ajo ka thënë se zgjedhjet do të mbahen më 26 prill ose më 6 maj. Duke komentuar mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Kosovë, ajo ka theksuar se do të veprohet në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe në përputhje me Rezolutën 1244. Deri tash, Serbia ka organizuar disa herë zgjedhjet e saj në Kosovë, por rezultati i tyre nuk është njohur si i ligjshëm as nga zyrtarët kosovarë, as nga ata ndërkombëtarë

———————-

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale që do të mbahen më 29 prill apo 6 maj, do të përcillen me rregulla të reja ligjore për ndarjen e mandateve dhe financimin e partive politike, bënë të ditur Tanjug. Mandatet pas përfundimit të zgjedhjeve do ti ndahen sipas radhitjes në listën zgjedhore, duke filluar nga kandidati i parë, kurse nga burimet publike për financimin e punës së partive politike, kandidatët e të cilët janë zgjedhur për deputet apo këshilltarë, nga 1 korriku do ti ndahen 0,15 për qind të shpenzimeve të buxhetit. Me këtë ndryshim partitë nuk do të zgjedhin nga lista se kush do të bëhet deputet apo këshilltarë, mirëpo ata do të fitojnë mandatin në bazë të radhitjes në listë. Këshilltarit të cilit i ndërpritet mandati për shkak të marrjes së ndonjë detyre tjetër, mandati i tij përsëri do ti jepet kandidatit të radhës sipas rregullave të lartpërmendura.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch