Home » Opinione » Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Luginën e Preshevës – VARIANTET E KOALICIONEVE PARAZGJEDHORE

Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Luginën e Preshevës – VARIANTET E KOALICIONEVE PARAZGJEDHORE

Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Luginën e Preshevës

 

VARIANTET E KOALICIONEVE PARAZGJEDHORE

 

Nga Alush Presheva

 

Zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Serbi, do të mbahen, më 6 maj 2012, pikërisht në ditën e Shën Gjergjit. Meqë, jo rastësisht, kjo datë bie në këtë festë popullore, gjërat duhet të shikohen me paralelizëm.

Shën Gjergji, i ka do rregullua ashtu siç i kanë edhe zgjedhjet.

Këto dy procese kanë disa ndjesi. Ata që e festojnë këtë festë dhe ata që i votojnë këto zgjedhje zgjohen herët, të parët për shëndet dhe kësmet dhe të dytët për vota dhe pushtet.

Por, ka vetëm një dallim mes këtyre dy proceseve kaq të rëndësishme për shoqërinë tonë. Shën Gjergji vjen për çdo vjet, kurse zgjedhjet në çdo katër vjet. Shyqyr, që zgjedhjet nuk janë si festat, të cilat kremtohen për çdo vjet, ngase do të bëhemi çapraz. Katër vjet janë të mjaftueshme për ta treguar veten ata, të cilët zgjidhen me votën besimit të qytetarëve, për t’i përfaqësuar ata në parlamentet lokale dhe ato qendrore.

Vota është çelësi i ndryshimeve.

 

Votat

 

Gjithkund, në botë, votimet priten me gëzim dhe krenari. Kjo ndjenjë nuk ndjehet edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këta për dallim nga votuesit e shteteve perëndimore, zgjedhjet i presin me frikë e shqetësim. Ata këtë proces kaq të rëndësishëm shoqëror e marrin me një mentalitet të mbrapshtë të paragjykimeve se kush do të fitoj në zgjedhje.

Në Komunën e Preshevës e cila popullohet nga shumica shqiptare, nuk hetohet ndonjë frikë e motivuar mbi vija etnike. Nga këto zgjedhje do të dalë dikush fitimtar ose Raga ose Riza, ose anasjelltas. Në këtë komunë, në çdo palë zgjedhjesh paraqiten grupe të interesit, të cilat prishin imazhin civilizues, të cilin e kanë zgjedhjet si proces.

Këto grupe interesash, të grupizuara në shumë parti, mbjellin urrejtje, smirë dhe xhelozi te votuesit, të cilët sa herë vijnë zgjedhjet, trishtohen se mund të ndodhë ndonjë e papritur, te kutit e votimit, në shtabet zgjedhore, në komisionet zgjedhore komunale etj.

 

Tensionet

 

Qysh tash kanë filluar të paraqiten tensionet mes partive të shumta në Preshevë. Partia në pushtet, PDSH e Ragmi Mustafës, po gjen aleatët e fushatës paraelektorale me atë të Rilindjes Demokratike e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, po ashtu edhe PVD e Riza Halimit me UDSH e BDL. Në këtë garë për pushtet, paraqitet një luftë e pakompromis.

Riza Halimi, në këto zgjedhje shkon me një guxim më të madh, në se ai humb zgjedhjet lokale e ka të sigurt fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Ragmi Mustafa, është më këmbëngulës në fitoren e zgjedhjeve lokale, ngase në ato parlamentare as që i shkon mendja të dalë.

Në qoftë se në këto zgjedhje të gjitha këto parti do të dalin veç e veç, pas përfundimit të tyre koalicionet janë të pashmangshme.

PDSH do të vendos me RD dhe LKSH, ndërsa PVD me UDSH e BDL do të lidhin një koalicion ashtu siç e kishin në zgjedhjet parlamentare.

Në Bujanoc, këto zgjedhje, do të jenë shumë interesant nga ato të mëparshmet. Dikur ishin tri parti e tash pesë të tilla, të cilat mund të lidhin ndonjë koalicion parazgjedhor, për shkak zhgënjimit të elektoratit.

Koalicionet e mundshme do të poziciononin PVD-LPD-UDSH, duke lënë mënjanë PD-PDSH-PDK.

 

Kalkulimet

 

Në variantin e parë do të fitoj LPD e cila për të mënjanuar dy konkurrentët e pasionuar për kryetar komune: Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi, do të shkëpus postin e deputetit, meqë Presheva e kishte në mandatet e kaluara.

Po ashtu në variantin e dytë do të fitoj prapë LPD e cila e pozicionuar me PD dhe PDSH e PDK, do t’i jep fund epokës udhëheqëse të pushtetit në Bujanoc të PVD, për kryetar komune. Me këtë kalkulim humbësja më e madh do të jetë PVD e cila në të ardhmen nuk do ta quaj veten partia më e fortë, më e shtrirë dhe më pragmatike. Në këtë rrugë do të bjerë edhe deputeti popullor dhe Këshilli Nacional, i cili është pjellë e PVD-së.

Në Medvegjë nuk do të ndodhë asgjë e re. Shqiptarët e paktë të kësaj komune mund të jenë në pushtet të pakushtet e të padinjitet.

Lëvizjet e këshilltarëve nga një parti në tjetrën ka bërë, që subjektet politike të Komunës së Bujanocit, të lëkunden para zgjedhjeve për t’i konsoliduar radhët. PVD nuk do të jetë më ajo e para me 13 këshilltarë, tashti ka zbritur në 8 sish sa kishte LPD në zgjedhjet e 2002 dhe një më pak se sa kishte LPD në zgjedhjet e 2006, tamam 9 këshilltarë. LPD në këto zgjedhje, prapë do të jetë forca e dytë politike në vend ashtu siç ka qenë në këto tri palë zgjedhje, kurse PD e PDSH forca e tertë, ndërkaq UDSH e PDK, do të jenë forca e katërt.

 

Premtimet

 

Sa më afër zgjedhjet, aq më shumë shtohen ethet parazgjedhore. Partitë politike e kanë humbur durimin dhe nuk kursehen nga premtimet për realizimin e kërkesave të qytetarëve për një jetë më të mirë.

Për të ardhur të votat firmosen tenderët politik, hartohen planet e programet zhvillimore, shtohen paraqitjet publike etj.

Në Preshevë dhe Bujanoc, po rastisi njeriu të përqëndërohet para ekraneve televizive do të çmendet nga premtimet që nxjerrin nga goja politikanët tanë lokalë. Ata premtojnë e premtojnë male e kodra për votuesit e tyre vetëm e vetëm të vijnë në pushtet, e kur hipin shkallëve të tij, harrojnë premtime për katër vjet rresht.

Premtimet janë bërë retorika e politikanëve tanë, të cilët interesin e tyre e vënë para profesionalizmit. Të gjithë vrapojnë pas politikës, duke e llogaritur atë si biznes. Në këtë valle pësojnë ata që me sinqeritet e marrin bërjen e politikës, e në politikë sinqeriteti është naivitet.

Lugina e Preshevës, është një ambient jo i favorshëm për politikanët mendjeshkurtër, sentimentalë dhe naivë, të cilët po rrëshqitën nëpër rrugët me kthesa të kësaj Lugine, vështirë se do të ngriten në këmbë.

Kështu e ka provinca, në politikë fitojnë fiskulturantët, nganjëherë me vota të fryra, të vjedhura dhe të manipuluara.

One Response

  1. Bardhi thotë:

    I Nderuar Alush apo Lazgush, mir shum qe koke marre me keto kalukile, por qart po shihet se i perket LPD-s, subjekt ky qe sipas vlersimeve ne terren pothuajse do te shpartallohet. Nese je qaq shum i menqur dhe pak logjikon, simund ti thuash nje subjekti te suksesshme kur aludon vetem ne koalicion sepse e ka te qarte qe nuk ka tjeter shpres. Shum eshte keq kur humben shpresat. Me duket se tash eshte heret ta shpallim fituesin, por besoj se se shpejti do te shpallen vlersimet reale, jo sipas deshires suaj. LPD eshte duke shkuar vetem te poshte dhe asesi nuk do te ngritet me. Kjo te pakten eshte e qarte. Imazhin e e nje subjekti besnik LPD e ka humbur kur eshte mashtruar apo leverdisur ne koalicion me serbet ne KK te Bujanocit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch