Home » Lajme » Zgjedhjet në Kosovë: Sa vota humbën e sa fituan partitë politike në zgjedhjet e 17 tetorit

Zgjedhjet në Kosovë: Sa vota humbën e sa fituan partitë politike në zgjedhjet e 17 tetorit

Zgjedhjet komunale kanë nxjerrë rezultat befasues sa i përket renditjes së partive politike. Rënien më të madhe të votave në nivel Kosove e ka pësuar LVV nëse krahasohet me votat e fituara në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Derisa ne shkurt të këtij viti LVV kishte 438,335 vota, në zgjedhjet e së dieles së 17 tetorit vota e përgithshme në të gjitha komunat (per asamble) për këtë parti nga 99% e votave të numëruara nga KQZ është 153,720. Nëse e krahasojme me votat që kjo parti i mori në zgjedhjet e parlamentare të shkurtit i bjen që LVV ka marrë 284,615 vota më pak në zgjedhjet e 17 tetorit.


Rezultati i nxjerrë nga faqja e KQZ-së nga votat për asambletë komunale, që në fakt është votë për partitë politike nëpër komuna i nxjerrë tri partitë politike VV, LDKe PDK me rezultat pothuajse të barabartë, me një epërsi të VV prej 0.15% para LDK dhe 0.6% para PDK-së.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një grafikë për votën e partive politike për asambletë komunale dhe renditjen e partive politike: LVV-20.56%; LDK-20.41%; PDK-19.96%; AAK-12.18% etj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress