Home » Lajme » Zgjedhjet në Luginë: FARSA POLITIKE DHE MANOVRA T E SHPIFURA PATRIOTIKE

Zgjedhjet në Luginë: FARSA POLITIKE DHE MANOVRA T E SHPIFURA PATRIOTIKE

Deklarimi i disa liderëve politikë në emër të shqiptarëve të Luginës  së  Preshevës, se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, por vetëm në ato parlamentare dhe lokale, është një farsë politike dhe manovra të shpifura patriotike të një amoraliteti  burokratik, të cilin janë duke ja seruar popullit të vet, jo më pak se 20 vjet.

 

Këta liderë provincialë arsyetohen se nuk kanë kandidat për president dhe ftojnë elektoratin të mos i përgjigjen këtyre zgjedhjeve. Po këto marifetllëqe politike, tashmë janë të njohura për popullatën e Luginës, e cila nuk ka vullnet të votojë as për ato parlamentare. Mirëpo, të njëjtat i kërkojnë partitë si  PVD, UDSH dhe LPD ne emër të Luginës, duke marrë për disa vjet rresht para të majme.

 

Këto patriotizma të demoduara nuk i ha askush, aq më pak elektorati shqiptar, i cili këtyre ditëve po maltretohet duke dhënë nënshkrime qoftë për zgjedhjet lokale, qoftë për zgjedhjet parlamentare të 6 majit, të këtij viti.

PVD e UDSH dhe LPD janë parti që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe nuk do të kishin rënë në mëkat, pot ë kishin marrë pjesë edhe në ato presidenciale, ashtu sikundër i organizuan zgjedhjet për Këshillin Nacional, institucion jolegjitim për shqiptarët e Kosovës Lindore.

Manipulimet me grumbullimin e nënshkrimeve për dorëzimin e listës së Koalicionit të shqiptarëve nga PVD-ja, heqja dorë e LPD-së dhe BDL-së për të pasur kandidatë në zgjedhjet parlamentare dhe deklaratat paushalle të UDSH-së për zgjedhjet presidenciale të japin me kuptuar se disa nga subjektet politike në këtë rajon e kanë humbur rrugën në oborr të vetë.

 

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, z. Nexhmedin Saqipi, “skenës politike shqiptare në Kosovën Lindore, po i mungon një qasje reale, një koncept i qartë dhe një vizion ardhmërie për zgjidhjen e problemeve në Kosovën Lindore, mangësi këto të cilat po e prishin imazhin e këtij rajoni dhe po e degradojnë dinjitetin e elektoratit shqiptar, i cili jo rrallëherë ka qenë i manipuluar me dallaveret e subjekteve të lartëtheksuara”.

“Unë besoj se në Preshevë dhe Bujanoc do t’i mbushin  kutitë e votimit  si për zgjedhjet parlamentare ashtu edhe për ato presidenciale, sepse janë  të përgatitura nga i njëjti  brumë, vetëm se Çedomir  Jovanoviqi  do të merr  vota shumë më  shumë se ish posllaniku,  Rizai, i cili me vota të Tadiqit në mandatin 4 vjeçar  ka  bë maskarallëk në Beograd”, i tha mes tjerash z. Saqipi,  Agjensë së pavarur  të lajmeve Tërnoci PRESS.

 

Sipas burimeve të konfirmuara mirë nga Tërnoci PRESS, shumë shpejt do të dalin në shesh marifetllëqet e PVD-së dhe UDSH-së rreth zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë si dhe do të publikohen skenarët rreth përgatitjes së komisarëve për vendvotimet, nga të cilat priten të manipulohen votat e lira të qytetarëve, ashtu siç u manipuluan gjatë mandateve të shkuara.

 

Nga Tërnoci PRESS

One Response

  1. abeja thotë:

    po kush je bre ti alla ile??? Manovra te shpifura patriotike jan si bashkangjitja e lugines her me kosov e her me shqipni, shpallja e pavarsis se presheve kur tju teket disa veliki patriotave me baterija si dhe shuum shuum marifetlleqe dhe dallavera qe i bojn disa.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch