Home » Lajme » Zgjedhjet parlamentare në Luginë – FRESKOHEN EDHE ME NJË LISTË TË PAVARUR NGA SHOQËRIA CIVILE

Zgjedhjet parlamentare në Luginë – FRESKOHEN EDHE ME NJË LISTË TË PAVARUR NGA SHOQËRIA CIVILE

Në zgjedhjet e parlamentare serbe, në Luginë të Preshevës, do të ndodhin disa ndryshime. Për herë të parë në historinë e këtij rajoni, do të garoj për zgjedhjet parlamentare edhe një listë nga shoqëria civile.

Për t’i bërë këto zgjedhje sa më joshës edhe atraktive, iniciativa qytetare ka hartuar Listën Shqiptare për ardhmërinë e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, ajo do të garoj për sigurimin e mandatit për deputet në Parlamentin e Serbisë.

Nuk është aspak logjike, që partitë opozitare të dalin me një Listë me partitë udhëheqëse të pushteteve lokale.

Për ta thyer monotoninë e deritashme të zgjedhjeve parlamentare në Luginë, Lista shqiptare, do të gjejë mbështetjen e qytetarëve, jo vetëm se për herë të parë në historinë e këtij rajoni, po konkurrojnë për kandidatë të pavarur, por edhe për qytetare, vjen si rezultat i mosunitetit të spektrit politik shqiptar për këtë nivel të zgjedhjeve.

Kjo Listë do të jetë në garë me opozitën, që deri dje ka disponua me postin e deputetit, jo me pushtetet rolin që do të ketë në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve të hapura të shqiptarëve në Bujnanoc, Preshevë dhe Medvegjë/ Tërnoci Press/.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch