Home » Lajme, Vendore » Zgjedhjet parlamentare në Luginë – NEXHMEDIN SAQIPI, BARTËS I LISTËS NGA SHOQËRIA CIVILE

Zgjedhjet parlamentare në Luginë – NEXHMEDIN SAQIPI, BARTËS I LISTËS NGA SHOQËRIA CIVILE

Shoqëria Civile nga Lugina e Preshevës, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të filluar grumbullimin e nënshkrimeve për Listën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Në bazë të disa konsultimeve, të zhvilluara gjatë këtij vikendi, Shoqëria Civile, ka vendosur të dalë në zgjedhjet parlamentare me “Listën për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi”.

Shoqëria Civile për bartës të Listës, ka caktuar Nexhmedin Saqipin, veprimtarin e shquar shoqëroro-politik, i cili prej vitesh ka qenë pjesë e proceseve demokratike në Luginë të Preshevë.

Nexhmedin Saqipi, ka pranuar ofertën e shoqërisë civile, duke e falënderuar për besimin e dhënë, në këto procese shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë.

Vlen të theksohet se Partia për Veprim Demokratik, për tri mandate rresht e ka pasur postin e deputetit republikan, duke e anashkaluar Bujanocin dhe Medvegjën. Ka ardhur koha për ndryshime, të cilat i sfidon Shoqëria Civile e Luginës së Preshevës, me “Listën për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi”,  njofton Shërbimi për Informim i Shoqërisë Civile.

One Response

  1. Sadik Sadiku thotë:

    ‘JO NE ZGJEDHJET PARLAMENTARE TE SERBIS” -DALJA NE KETO ZGJEDHJE TË SERBISË ËSHTË NJE VEPRIM ANTI
    KOMBËTARË.! …………………………………………………………………………………….. ( ME:1001 Arsyje.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Per -Bojkotimin e të gjitha institucioneve shtetërore në nivel qendrorë , dhe ato lokale.! Krijimin e domosdoshem te strukturave paralele që nuk do ti njohin institucionet shtetërore te Serbise.
    – Krijimi i një blloku të përbashkët politik deri në jetësimin e vullnetit të shqiptarëve te shprehur ne REFERENDUMIN E 1-2 Marsit 1992 për bashkim me Kosovën.
    – Marrja përsipër e përgjegjësive politike dhe financiare e dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës për të përkrahur këto struktura politikisht dhe financiarisht. Eshte momenti i fundit ,dhe pahuber kohe ,qe ne kete rruge te BOJKOTIMIT te ketyne zgjedhjeve me 16 mars te ecim tegjithe bashkarisht,nga poshte e larte, duke filluar qe nga…. Fshatari,Punetori e Qytetari……..Nga Mesuesi,Student,Profesor e Dekan……Nga Gazetari…Shkrimtar….Historiani….,Shkencetar… Gjeograf,…..,Magistra….,Doktor e Akademik…….Nga.Aktore,Artista–Poet e Sportista…nga Xhemati,Muezinet,IMAMET dhe Hoxhallaret e te gjitha Xhamive te kesaj ane .., Dhe,Nga e gjithe Mergata e madhe Shqiptare ne Bote… Vellezer,e Motra,dhe JU tegjithe qe e ndini veten Shqipetar:” Durimit i ka ardhur fundi..!!., Nuk ben me keshtu…!! — O,Sot,O,Kurre…!”Thuani JO kesaj politike…”Distancohuni nga kjo rruge”…!!! ”Eshte momenti qe NE,tegjithe se bashku te i themi:,JO me keshtu,!!! Dhe As ndryshe nuk ban me Serbin…!!! – Njeherit u bejme thirrje,. Drejtuesve te partive ma te mdha politike dhe instuticioneve me te lartat te dy Qeverisjve Shqipetare….Prishtine e Tirana qe mos te i bejne trysni ,Liderve te kesaj ana per te dalur ne keto zgjedhje,sepse, ato mbeten te kota dhe shume bajate ..Shqiptaret nuk do te mashtrohen me…!!! Ua bejm me dije se popullata Shqiptare e ksaj ana, ka vendosur qe me 16 mars 2014 qe ta beje gjumin me te rahatshem ne dallim me ditet tjera.! Ajo tashme eshte duke i paralajmerur te gjithe lideret e Partive politike te mdha e te vogla , Pozite e Opozite……., Demokrat e Socialist…….., Djathtiste e Majtiste…., Si dhe tegjith ato ,Shoqata…., Aleanca….,Levizje….., Grupe, Shoqerincivile, Veprimtar, Atdhetar e Individ etj,etje, qe ne programet dhe ne Shpirtat e tyre e kan Bahkimin Kombetare…”ZERI POPULLIT eshte: ZERI I ZOTIT. Atehere,ne i thrrasim ma ne fund ,qe me 15 Mars 2014 asnji mos te mashtrohet me dal ne keto zgjedhje, gjithenje duke perkujtuar,dhe mbetur besnik ”REFERENDUMIIT” te 1-2,Marsit 1992 te i thonim JO,dhe STOP mo me Serbin…!!!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch