Home » Lajme, Rajonale » Zgjedhjet Vendore – Maqedoni 2013

Zgjedhjet Vendore – Maqedoni 2013

 

Ali Ahmeti shpall fitoren e Kërçovës

Tashmë Kërçova i kalon në drejtim shqiptarëve. Ali Ahmeti ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ka fituar shumicën e komunave shqiptare përfshirë, Kërçovën, Tetovën, Çairin, Dibrën, Zhelinë, Bogovinën, Likovën ndërsa ka epërsi edhe në Gostivar dhe disa komuna tjera. Por, Z. Ahmeti ka pranuar edhe humbjen në Strugë dhe ka ofruar mbështetjen për kandidatin e PDSH-së në Strugë, Ziadin Sela duke i kërkuar antarëve të BDI-së që në rrethin e dytë të votojnë kandidatin e PDSH-së për Strugën.

Thaçi pranon humbjen në Tetovë,

Teuta Arifi falenderon votuesit

Ndërkohë lideri i BDI-së Menduh Thaçi ka theksuar se PDSH kryeson në Strugë, Studeniçan, Vrapçisht dhe Likovë. Ai ka theksuar se kandidati i tyre në Tetovë, do të kompensojë diferencën prej rreth 3000 votash në rrethin e dytë.
Nga ana tjetër, Teuta Arifi ka falenderuar të gjithë votuesit duke kerkuar mbeshtetje edhe ne raundin e dyte per te permbyllur kete proces.

BDI shpall fitore në raundin e parë edhe në Likovë

Sadulla Duraku do të drejtojë edhe për katër vjet të tjera Komunën e Likovës. Këtë e kanë konfirmuar pak më parë për Portalin Albeu nga KSHZ lokal në Likovë.

Mediat maqedonase: Humbëm Kërçovën!

Portalet maqedonase kanë publikuar pak më parë lajmin ku njoftohet se maqedonasit kanë humbur Kërçovën ndërsa kandidati i BDI-së është 1300 vota para. A1on shkruan se entuziazmi në shtabin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është mbyllur dhe kanë ikur në shtëpi ndërsa shqiptarët kanë filluar të festojnë.

LSDM shpall fitore në Qendër, Gjorgje Petrov, Veles dhe Strumicë

LSDM ka shpallur fitore në Qendër, Gjorgje Petrov, Veles dhe Strumicë ndërsa njoftojnë se janë në epërsi minimale në Kumanovë.

Nga LSDM pranojnë se skanë humbur thellë në Prilep, Gjevgjeli, Aerodrom dhe Kisela Vodë.

BDI shpall fitore në raundin e parë në Çair dhe Saraj

BDI ka shpallur fitore që në raundin e parë në Çair dhe Saraj ndërsa shkon në raundin e dytë në Jegunovc.

Jozyrtarisht, BDI kryeson në Kërçovë

Ndërsa presim konfirmim zyrtar, i cili pritet të vijë pas pak, Portali Albeu mëson se BDI është në epërsi dhe mundësia e përmbysjes së rezultatit nga ana e VMRO-DPMNE-së është shumë e veshtirë. Presim më shumë detajet …

RDK: Kryesojmë në Gostivar, BDI nuk po thotë të vërtetën

Artan Dika nga RDK në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Rufi Osmani udhëheq ndaj kandidattit të BDI-së me rreth 3000 vota dhe i ka bërë thirrje BDI-së të distancohet nga shpalljet e hershme të fitoreve.

Në Strugë kryeson Sela i PDSH-së i pasuar nga Koçoski i VMRO-DPMNE

Sipas informacioneve të fundit, PDSH kryeson në Strugë me një diferencë prej rreth 2000 votash ndërsa pasohet nga kandidati i VMRO-DPMNE-së. Në shtabin e BDI-së së Strugës mbretëron heshtje.

Garë e ngushtë në Kërçovë

Garë e ngushtë po zhvillohet në Kërçovë ku her kryeson kandidati i BDI-së e herë ai i VMRO-DPMNE. Në këto momente, po vazhdon numërimi dhe pritet brenda më së voni 2 orëve të shpallen rezultatet përfundimtare.

PDSH humb Tetovën, RDK Gostivarin?!

Heshtje e thellë në PDSH dhe RDK nga ku as nuk konfirmohet e as nuk përgënjeshtrohet pretendimi i BDI-së për fitore në Tetovë dhe Gostivar. E vetmi pretendim është ai për Strugën ku nga PDSH thonë se ata janë në epërsi ndaj kandidattit të BDI-së, Arben Llabënishta.

BDI shpall fitore në Dibër, Bogovinë, Zhelinë dhe Pllasnicë

BDI shpall fitore që në rrethin e parë në komunat Dibër, Bogovinë, Zhelinë dhe Pllasnicë ndërsa deklaron se kryeson në Tetovë, Gostivar, Çair, Saraj, Studeniçan, etj.

Ndërkohë, zëdhënësi Bujar Osmani është treguar i matur për Strugën dhe Kërçovën duke thënë se presin rezultate nga këto komuna.

VMRO shpall fitore në Vevçani, Demir Kapi, Dojran dhe Kamenicë

BDI fiton Pllasnicën, heshtje në PDSH

Burime jozyrtare bëjnë të ditur për portalin Albeu.com se BDI tashmë ka siguruar fitoren në Komunën e Pllasnicës ndërsa që kryeson bidnshëm në Çair.

Ndërkohë, heshtje në PDSH ku përveç akuzave për probleme gjatë zgjedhjeve, akoma ska ardhur ndonjë njoftim për ndonjë fitore të mundshme./Albeu.com/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch