Home » Lajme, Vendore » Zgjerohen hapësirat e RTP – krijohen kushte më të mira për stafin punonjës

Zgjerohen hapësirat e RTP – krijohen kushte më të mira për stafin punonjës

Me ndërtimin e objektit shtesë , do të krijohen kushte akomodimi për stafin punonjës të RTP ka thënë kështu sot Kryetari i komunës së Preshevës gjatë inspektimit të punimeve . Në këtë projekt është paraparë redaksia e gazetarëve , krijimi i hapësirës për  emisione zejtare si dhe zyre administrative.

Delegacioni I komunës së Preshevës  i kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa ka vizituar edhe ndërtimin e objektit shtesë për radio Televizionin Presheva.

Gjatë inspektimit të punimeve bartësi i projektit e ka njoftuar kryetarin Mustafa me rrjedhën e punimeve duke konstatuar se 60 % e objekti tashmë është kryer. Sipas Mustafës ky projekt është financuar nga pushteti lokal dhe kap vlerën e 4 milion dinarëve.

Me finalizimin e këtij projekti do të krijohen kushte shumë të mirë për stafin punonjës ka thënë kryetari Mustafa.

Në këtë projekt është paraparë redaksia e gazetarëve , krijimi i hapësirës për  emisione zejtare si dhe zyre administrative.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch