Home » Lajme » Zgjidhja më e mirë për shqiptarët është të jetojnë në një shtet të vetëm”, ka deklaruar Kyeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Zgjidhja më e mirë për shqiptarët është të jetojnë në një shtet të vetëm”, ka deklaruar Kyeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Thaçi ka kundështuar ekzistimin e çfardo mundësie për dialog lidhur me çështjen e veriut të Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi, ka kundërshtuar ekzistimin e çfarë do mundësie për dialog rreth çështjes së veriut të Kosovës. Thaçi tha se Qeveria e Kosovës mund të dialogoj vetëm me qytetarët e saj dhe me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Kosovës.“Takime kontakte, dialog i brendshëm me qytetarët shtetas të Republikës së Kosovës, që jetojnë në atë pjesë të Kosovës, për t’i dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen në mënyrë që të integrohen dhe të marrin pjesë në Institucionet e Republikës së Kosovës por në asnjë mënyrë me Serbinë”, tha kryeministri. Shefi i ekzekutivit Hashim Thaçi, ka kundërshtuar edhe mundësinë e një autonomie substancial për veriun e Kosovës. Ndërkaq lidhur me pretendimet për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ai tha se Qeveria e Kosovës i ka njohur edhe faktorët ndërkombëtar se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për shqiptarët. “Edhe sa i përket pretendimeve për ndryshime të kufijve apo pretendime territoriale, unë u kam bërë të qartë në emër të qeverisë së republikës së Kosovës gjithë miqve ndërkombëtar mesazhin e institucioneve dhe popullit të Kosovës se shqiptarët më së miri mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, theksoi Thaçi. Deklaratat e kryeministrit janë bërë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovë para fillimit të së cilës Thaçi ka pasur një takim me përfaqësuesin special ndërkombëtar ICO, Peter Faith, ambasadorin italian, Michael Giffoni, atë francez Jean Francois Fitou, ndërsa besohet se në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori gjerman.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch