Home » Lajme, Opinione » Zhgënjimet tona dhe frika nga diktatura neokomuniste dhe vetizolimi

Zhgënjimet tona dhe frika nga diktatura neokomuniste dhe vetizolimi

Shkruan: Nehat Hyseni
Albin Kurti si kryeministër u tregua figura më e brishtë dhe hallka më e dobët e politikbërjes në Republikën e Kosovës: tekanjoz e inatçor, frikacak e paranojak, kokëfortë, jotolerant e arrogant, autokrat e diktator.Ai u tregua që është arrogant edhe ndaj miqëve të Republikës së Kosovës dhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë, e sidomos ndaj partnerit të koalicionit qeverisës, LDK-së, duke u sjellur si mbret apo faraon, e jo si kryeministër e lider demokrat e liberal.Shkurt e shqip:Albin Kurti nuk është personi apo lideri që mund t’i përgjigjet nevojave imediate të Republikës së Kosovës për një lidership të aftë dhe menaxhues të mirë, për shkak të karakterit të tij despotik dhe prirjeve autoritare, si dhe kapaciteteve dhe aftësive të munguara në mënyrë ekstreme për bashkëpunim të mirëfilltë dhe për bashkëqeverisje normale.Gjatë këtyre 50 ditëve para rrëzimit të Qeverisë së tij, ai tregoi paaftësi ektreme për ta dalluar partinë nga shteti, partnerin qeverisës, LDK-në nga adhuruesit dhhe militantët fanatik të Vetëvendosjes.Si kryeministër i vendit, Albin Kurti bëri gafe politike dhe gabime menaxhuese, sa pesë vite që ka bërë Qeveria Mustafa.Por, ajo që nuk mund t’i falet kurrësesi Albin Kurtit nga populli i Kosovës dhe miqtë e parterët tanë strategjik, është kokëfortësia diletanteske reth heqjes së taksës, që e kërkonin me këmbëngulje BE dhe SHBA, për vazhdimin e bisedimeve reth arritjes së Marrëveshjes me Serbinë.Pra, Albin Kurti ishte i keq dhe i papranueshëm për të gjithë partnerët, ndërkombëtarë e vendorë.Prandaj, nuk kishte se si të përfundoj ndryshe, përveçse me shkarkim të Qeverisë së tij, më 25 mars 2020, që ndodhi me mbështetjen e mocionit të partnerit të koalicionit qeverisës, LDK-së, me mbi 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dmth me shumicë të kualifikuar, qydo të mjaftonte madje edhe për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!Sjelljet e Albin Kurtit në politikbërjen aktuale, më tepër paralajmërojnë për një ogur të zi, të një diktature ultramajtiste e neokomuniste në ardhje, kryesisht për shkak të zhgënjimit të madh të popullit dhe votuesve të zhgënjyer e të mllefosur nga keqqeverisja e klasës politike të Kosovës në këto njëzet vitet e pasluftës.Pikërisht, zhgënjimi i popujve gjatë historisë, solli në pushtet diktatorë paranojak e kontraverz, që i sollën shumë të këqia,rrënime, shkatërrime e vuajtje, jo vetëm popujve të tyre, por edhe tërë njerëzimit.Kështu për shembull, Gjermania doli nga Lufta e Parë Botërore si palë e humbur, meqë Perandoria e Austrohungarisë u shpërbë dhe e pësuan keq gjermanët.Prandaj, doli në skenë partia që hidhte helëm e vrerë mbi klasën politike gjermane të kohës, duke i quajtur tradëtarë, të korruptuar e hajna dhe duke premtuar kthimin e tokave dhe territoreve të humbura, si dhe në planin kombëtar premtoi “barazi sociale” dhe “drejtësi”, një sistem politik me ideologji të majtë, pra “socializëm”, që do ishte vetëm për gjermanët, pra “nacional”.Pak a shumë, kështu lindi “Përbindëshi politik i shekullit XX”, nacionalsocializmi në krye me Adolf Hitlerin, të cilit i “buzëqeshi” fati historik i krizës Botërore ekonomiko-financiare 1929-1933, dhe ai i mori frenat e pushtetit në duar të veta, vendosi pushtetin absolut të pakundërshtueshëm dhe filloi përgatitjet intensive për Luftën e Dytë Botërore, që filloi me sulmin e Gjermanisë ndaj Polonisë, më një shtator 1939.Pasojat katastrofale për gjermanët dhe për njerëzimin na janë të njohura.Ngjajshëm u ngritën në pushtet edhe shumë diktatorë e psikopatë, dhe pas LDB-së lindi dhe u rrënjosë në shumë vende edhe te ne, sistemi totalitar socialist, i bazuar në ideologjinë komuniste, që ishte joshës për masat e gjëra popullore, meqë premtonte barazi dhe drejtësi sociale për të gjithë.Por, realisht ndodhi e kundërta e asaj që premtoi regjimi komunist, i cili thirrej në pushtetin popullor dhe në demokraci të masave të gjëra popullore, dhe lindi një sistem totalitar, që i suprimoi liritë elementare dhe të drejtat njerëzore, duke e ndaluar e kufizuar deri në absurd lirin e shprehjes, grupimit politik, lirinë e lëvizjes, etj., dhe u shndërrua në “burg për popullin”.Natyrisht, lindën diktatorë e autokratë: Stalini (gjatë LPB), pastaj Enver Hoxha, Tito, etj.Kurse sot kemi Kim Yong Un në Korenë e Veriut, Kastron në Kubë, etj.Mund të na duken, mbase pak të ekzagjëruara dhe frikë joreale që historia e tillë të na ripërsëritet tani, në shekullin XXI.Por, megjithatë, unë mendoj se ky rrezik është real, sidomos për shkak të zhgënjimit të madh që ekziston në popull me keqqeverisjen dhe hajninë dhe zhvatjen e pafund të shtetit e të pasurisë e parasë publike nga PAN-i, mëkate këto që nuk e lënë anash pa e përfshirë sadopak edhe LDK -në. Kurse, VV-së dhe liderit të saj Albin Kurtit, realisht i ka buzëqeshur fati historik dhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit 2019, doli e para, ndonëse me diferencë minimale nga LDK, me dallim prej vetëm një deputeti.Kuptohet se historia nuk mund të përsëritet plotësisht, ashtu sikur nuk mund të kthehet dy herë i njejti ujë që kalon nën urë.Por, druaj se në të ardhmen do të ballafaqohemi edhe më fuqishëm dhe do të thoja edhe më frikshëm se tani, me izolim dhe armiqësim me miqtë dhe partnerët tanë strategjikë mdërkombëtarë, në rend të parë me SHBA-në, BE-në, etj., në emër të “dinjitetit nacional” e patriotizmit populist, siç është duke ndodhur aktualisht me taksën-tarifën dhe lojrat me vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.Druaj se këtë do e paguajmë shtrenjtë, madje tepër shtrenjtë në të ardhmen e afërt, e sidomos në një periudhë afatgjatë.Kurse, në politikbërjen e brendëshme na kanoset rreziku real i instalimit të një sistemi autokratik të diktaturës neokomuniste, si “shpëtim” nga keqqeverisja, hajnia, zhvatja enorme e shtetit dhe abuzimi me paranë publike dhe nga korrupsioni “industrial” në të gjitha nivelet e pushtetit dhe në të gjitha “poret” e shoqërisë kosovare, duke ia zënë frymën prosperitetit dhe zhvillimit të demokracisë së mirëfilltë dhe shoqërisë me mundësi të barabarta të çdo individi, të të rinjëve e të rejave të këtij vendi të bekuar.Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të gjithë Shqiptarët, kudo që ndodhen në këto momente të vështira pandemie dhe të Luftës Botërore kundër coronavirusit!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch