Home » Opinione » Zhurma e tepruar e këmbanës

Zhurma e tepruar e këmbanës

Nehat Hyseni-3Shkruan: Nehat Hyseni

 Vizitori apo turisti që vjen për herë të parë në Prishtinë, do të ballafaqohet me shumë befasi, anomali dhe me probleme të shumtë,  të rrëmujës në trafik dhe papastërtisë, në çdo hap e në çdo cep të saj.
Poqeset e fillojnë eksplorimin e qytetit nga qendra, atëherë ata ballafaqohen me një panoramë ireale, ku dominojnë godinat impozante të krishterizmit, duke krijuar bindjen e gabuar se në Prishtinë shumica e popullatës janë të krishterë.

 

Qendra e qytetit dopminohet nga Kisha Katolike gjigante, e shoqëruar me Këmbonaren poashtu gjigante, si  dhe objektet brilante administrative, që zen një sipërfaqe goxha të madhe mu në “zemër” të kryeqytetit.

 

Gjithashtu, edhe Kisha Ortodokse, me kryqin gjigant të vendosur mbi kupolën e saj, është vendosur mu në zemër të Kampusit universitar, duke dashur ta sfidoj tempullin e dijes dhe përparimit me dominimin e frymës mesjetare të doktrinës kishtare mbi dijen dhe përparimin shkencorë.

Çka i dallon mes veti Kishën Katolike dhe atë Ortodokse në qendër  të Prishtinës?

Natyrisht, dallimi thelbësor midis këtyre dy objekteve kishtare qëndron në faktin se Kisha Ortodokse Serbe është vendosur me dhunë, në vitet 90-ta nga regjimi fashist i Millosheviqit, si formë e presionit mbi lirinë e mendimit shkencorë dhe të Universitetit si tempull i dijes dhe përparimit.

Kjo kishë me shekuj  ka qenë burim dhe vatër e nacionalizmit dhe urrejtjes antishqiptare e antinjerëzore, mbjellëse e errësirës dhe fanatizmit, kundër përparimit dhe mirëqenies njerëzore, që gjatë historisë sonë të shumëvuajtur kombëtare, na ka sjellur shumë të këqia dhe fatkeqësi, nga më të ndryshmet, me tendenca të shfarosjes së plotë të shqiptarve nga këto troje të tyre stërgjyshore.

Ndërkaq, Kisha Katolike, për dallim nga Kisha Ortodokse Serbe që është ndërtuar pa leje dhe me dhunë, kjo kishë është ndërtuar në vitet pas çlirimit, me vullnetin e plotë të shqiptarve, që janë mbi 95% të muslimanë.
Pastaj, Kisha Katolike përbëhet kryesisht nga shqiptarët, për dallim nga Kisha Ortodokse e cila përbëhet nga serbët, dhe derisa e para ka luftuar për të drejtat dhe liritë e shqiptarve, si dhe për ruajtjen, kultivimin dhe përparimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, kjo e dyta ka qenë gjithmonë kundër gjuhës, kulturës dhe shqiptarve në përgjithësi, duke u përpjekur madje t’i shfarosë ata nga faqja e dheut dhe t’i dëboj nga trojet e veta shekullore.
Pra, dallimi midis Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse është i madh, madje kolosal.

Cilat janë ngjajshmëritë midis këtyre dy kishave?

1.E para, se të dy kishat janë ndërtuar në qendrën e ngushtë të Prishtinës dhe japin pasqyrën e shtrembëruar për përbërjen fetare të popullatës së Prishtinës.
Sepse, krijojnë bindjen e gabuar, sidomos tek vizitorët e rastit dhe turistët, se Prishtina përbëhet nga shumica absolute e krishtere, edhepse realiteti është krejtësisht ndryshe, se mbi 95% e banorëve të saj janë muslimanë.

2. Ngjajshmëria e dytë midis këtyre dy kishave qëndron në faktin se ato janë vendosur mu në zemër të institucioneve arsimore: Kisha Ortodokse Serbe në Kampusin universitar, kurse Kisha Katolike u ndërtua mbi gjimnazin “Xhevdet Doda”.
Madje, ndërtesa e këtij gjimnazi u rrënua dhe gjimnazi u shpërngul, për t’ia lëshuar vendin ndërtimit të kësaj kishe.
Pra, për herë të parë në Kosovë përjetuam dominimin e ndërtesave dhe objekteve fetare në dëm të objekteve arsimore, madje duke i rrënuar ato dhe duke vendosur kishat në vend të shkollave!

Kisha Katolike, për dallim nga ajo Ortodokse, është lëshuar në përdorim dhe është aktive.Sidomos bie në sy objekti gjigant, reth 73 m i lartë, i Këmbonares, që aktualisht paraqet edhe objektin më të lartë në kryeqytet.

 

Këmbana  e “çmendur”!

Aktiviteti i Kishës Katolike vërehet sidomos me zërin e Këmbonares, e cila pothuajse nuk pranë fare me zërin e saj këmbues, që depërton në çdo shtëpi e banesë në Ulpianë, Dardani, Aktash, Dragodan etj. edhe ate, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.
Zëri i saj shurrdhues krijon ndotje akustike të qytetit dhe rrënon pamëshirshëm  qetësinë aq të nevojëshme për banorët e Prishtinës.

Sidomos të dielave, kjo këmbonare pothuajse “çmendet” fare!

Shumë banorë të lagjes sime, Ulpiana, e përmendin si problem kryesorë, por kurrësesi ta ngrisim zërin për ta zgjidhur këtë problem.

Nuk e dijmë se ku mbeti Ligji për uljen e zërit të objekteve fetare, meqë në Ulpianë, që paraqet lagjen më të madhe të Prishtinês, nuk ka asnjë xhami dhe nuk dëgjohet ezani fare. Këtu dhe në lagjet tjera të qendrës së Prishtinës dëgjohet vetëm këmbana e Kishës Katolike.
Pra, vërtetë, ky problem duhet zgjidhur sa më parë dhe nuk duhet lejuar askujt që ta prishë qetësinë dhe rehatinë e banorëve, pa marrë parasysh se kush është në pyetje.
Kjo çështje duhet zgjidhur dhe nuk duhet lejuar hapsirë për eskalim (të arsyeshëm) të pakënaqësisë së qytetarëve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch