Home » Lajme, Opinione » Zhvillime dramatike në skenën e politikbërjes kosovare

Zhvillime dramatike në skenën e politikbërjes kosovare

Shkruan: Nehat Hyseni
Zhvillimet dramatike gjatë fundjavës së kaluar që i shkaktoi dorëheqja e befasishme, pa kurrëfarë paralajmërimi dhe e parevokueshme e kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak se kishte marrë ftesën nga Gjykata Speciale, që në cilësinë e të akuzuarit, të intervistohet gjatë kësaj jave në Hagë.Ftesë për t’u investuar nga kjo Gjykatë kanë marrë edhe shumë të akuzuar e dëshmitarë të tjerë, madje thuhet se të tillë do të jenë reth 700 (shtatë qind) dhe kësaj radhe kanë përfshirë edhe “peshqit e mëdhenjë”, dmth ish komandantët e UÇK-së që janë duke e qeverisur Republikën e Kosovës pothuajse në tërë periudhën e pasluftës.Se cilat efekte dhe çfarë impakti real do të ketë ky proces në skenën e politikbërjes kosovare, mbetet të shihet.Por, impakti i parë pritet sedo të jetë rënia e Qeverisë Haradinaj, që e përbënë minoranca shqiptare e koalicionit PANA, dmth e PDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së dhe besojmë se do të pasoj edhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonëshme, nga Presidenti, që pritet që të ndodhin në vjeshtë të këtij viti kalendarik.Meqë të gjitha partitë politike janë deklaruar për zgjedhje të jashtëzakonëshme, përveç PDK-së, dmth partisë së Presidentit Hashim Thaçi, megjithatë mbetet enigmatike se si do të reagoj ai në këtë rast.Pra, a do ta vazhdoj me këtë Qeveri, duke caktuar nga “zarfi” kryeministrin e ri, ashtu si ndodhi kohë më parë me Presidenten Atifete Jahjaga, apo do të shkohet në zgjedhje.Kjo dilemë shpresojmë se do të zgjidhet gjatë kësaj jave.Gjithësesi, impakti i ndërkombëtarëve pritet se do të jetë vendimtar, meqë atyre po u ngutet që të hiqet taksa 100% në mallrat serbe dhe të zhbllokohet procesi i Dialogut Kosovë-Serbi dhe gjatë gushtit ose në fillim të shtatorit pritet që të mbahet samiti për këtë temë në Paris, pas të cilit është paralajmëruar se do të mbahet edhe takimi në Njujork, nën patronatin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch