Home » Lajme » Zigzage bujanocase: (DE)FORMATIMI I KËSHILLIT KOMBËTAR

Zigzage bujanocase: (DE)FORMATIMI I KËSHILLIT KOMBËTAR

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zhvilloi seancën e saj të VI-tën me radhë, në të cilën për dallim nga seancat e mëparshme merrnin pjesë këshilltarët e të dyja listave zgjedhore të PVD-së dhe UDSH-së.

Unioni Demokratik Shqiptar u nda nga 6 subjektet e tjera për t’i bashkuar Partisë për Veprim Demokratik, në aktivitetin e Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve, i cili deri tashti ka vepruar njëpartiak.

Në këtë Seancë të përbashkët u shqyrtuan dhjetë pika të rendit të ditës, në të cilat u plotësuan vendet e rezervuara për anëtarët e UDSH-së.

Në kuadër të kësaj seance u zgjodh zëvendësi i kryetarit të KKSH, Faik Jashari – pedagog nga Tërnoci, nga radhët e UDSH-së, pastaj nga kjo parti u zgjodh Hamdi Fejzullahu – profesor nga Presheva Kryetar i Organit Ekzekutiv të KNSH-së.

Në vazhdim, gjithashtu u zgjodh Abdurrahmon Murati, kryetar i Komisionit për Kulturë në kuadër të KKSH-së, ndërsa Faton Mehmeti, për kryetar të Komisionit për Rini dhe Shoqëri Civile në kuadër të KKSH-së, që të dy anëtarë të Unionit Demokratik Shqiptarë. Këto komisione si dhe të gjitha komisionet tjera u plotësuan me anëtarët e tjerë të propozuar nga UDSH. Ndërsa u emëruan edhe nënkryetarët e komisioneve përkatëse, ku UDSH me Marrëveshje ka paraparë t`i ketë ato pozicione.

Është diskutabile se si një grup aktivistësh nga radhët e UDSH-së nga Bujanoci, gjithmonë e kanë kundërshtuar idenë për formimin e KKSH në kuadër të sistemit të Serbisë. Ky grup aktivistësh tashti nuk e kanë për zor të marrin pjesë, duke shkelur kërkesat e tyre për më shumë të drejta në Kosovën Lindore, konform OVL-së dhe idealit të tyre për liri dhe pavarësi.

Seanca e VI-të e Kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar u karakterizua edhe me miratimin e dorëheqjes së nënkryetarit të Komisionit për Rini, Sport dhe Shoqëri Civile, Shkëlzen Ademi, meqë i njëjti ishte angazhuar në organe të pushtetit lokal.

Dorëheqja e  Shkëlzen Ademit, nga ky institucion gjysmak, i njëanshëm dhe i padobishëm në këtë situatë në farë ndodhet populli shqiptar i Kosovës Lindore nuk kaloi pa jehonë.

Demagogjike është cështja se dorëheqja e Shkëlzenit lidhet me angazhimet e tij në organet e pushtetit lokal, pse deri tashti nuk e paska penguar KKSH-ën?!

Si do që të jetë formatimi i KKSH-së, është një manovër e ulët e këtij institucioni, i cili nuk mund të qëndroj gjatë në skenën politike të Kosovës Lindore, e para se zgjedhjet janë të pashmangshme, e dyta opsionet për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të këtij rajoni kanë filluar të marrin formën e duhur dhe së treti në këtë institucion merr pjesë vetëm një parti e gjkysmë nga 6 të tjetar që me kohë i kanë thënë JO përfshirjes në këtë krijesë protadiqiane e proriziane.

Nga Sami Nuhiu

You need to become one with the pencil sharpening epidemic and be firm, fair, and consistent homework help reading with the rules

2 Responses

  1. Iliri thotë:

    i nderuemi Sami Nuhiu, po te shkruaj ne kete forme sepse kur lexoj opinionet apo komentet q; permes shkrimeve tuaja i beni me duket se kam te bej me nje person i cili i njeh mire keto gjera dhe i studion ne baze para se te filloj shkrimi ju fillimisht shkruani ato qe i nxirrni nga kumtesa apo informata te cilen ndonje organ apo subjekt politik e leshon per media.Po para se te hyje ne komentet e komenteve tuaj te pakripa dhe pakoncept, do te doje te shprehja bindjen time te thelle se jo qe nuk jeni i paraqitur me emrin tuaj te vertete e te mos flasim per anetaresine tende ndonjehere ne kete parti pra PVD e gjithashtu as qe behet fjale per ju si ish themelues i ketij subjekti te pare dhe te vetem serioz e me vizionper te ardhmen e shqiptareve. ky keshilli nacional te cilin ju po e quani si “prorizian e protadiqian” duhet ta merrni vesh mire si mentoret te cilet po te mesojne dhe po te paguajne per te komentuar jeni sherbetore te drejtperdrejt te ministrit te atij tadiqit pra milan markoviqit. keni lidhur miqesi e jarani dhe pse jo punoni edhe per pak pare sa per ta njollosur te verteten dhe pune e madhe qe po bene dhe do ta bej ky keshill.
    mos harro pa jua perkujtu mentorve te tu edhe kete gje qe deshten apo s deshten ketij keshilli po duhen me ju drejtue per me i vazhdue mandatet e tyre prej anetaresh ne keshillat e shkollave dhe institucioneve tjera por besa edhe per te vazhduar mandatet e tyre si drejtora te shkollave te ketij tadiqit e markoviqit. o ti shoc na ne preshev thojm te paska dal xhumi von mu mar me keto pune.
    fli edhe pak e mbase e shef ndonje onderr ma te mire si korabi i familjes moderne.
    tung dhe flm qe do te ma jepni te plote komentin tim per kete skrim -koment teper serioz te sami nuhiut

  2. i pa mbrojturi thotë:

    po po marrirat kun kan fund po deri sa te shkoje shkon po e paske harru edhe vozitsin amater o zotri sami nuk po e dishe se cfar loje po luhet kan punsu vozites prej rruge per kryetarin e kti kshilli qe kurr nuk ka qen ne beograd kurse vozitsat qe vozitin neper europ po bredhin rrugve te bujanocit edhe ato vozitsa profesional dhe specialista

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch