Home » Lajme, Vendore » Zihet kopja e testit të semimaturantëve nga lënda e matematikës

Zihet kopja e testit të semimaturantëve nga lënda e matematikës

Semimaturantët dje nuk kanë kaluar në procedurat e testit në lëndën e matematikës. Komisioni i ministrisë së arsimit erdhi deri te posedimi i një fotokopje të kombinimit të testit të matematikës. Sipas ndihmës ministrit të arsimit, Zoran Kostiq nxënësit provimit do ti nënshtrohen nesër në ora 12 ku do të shtypen testet të cilat me kohë do tu dorëzohen shkollave. Kryetari i komisionit, Zoran Kërstiq ka potencuar se organet republikane këtë vendim e ka marrë sot në mëngjes për shkak të posedimit të fotokopjuar të një testi. Ai u ka kërkuar falje prindërve dhe nxënësve për shqetësim mirëpo sipas tij kjo ka qenë një nga rregullat dhe mundësitë e vendimit në mënyrë që procedurat të shkojnë siç duhet për rregullsitë he vlerësimin e poenëve . Ne mbrëmë kemi marr informata nga prindërit, profesorët dhe gazetarët se ekziston mundësia e posedimit të kopjes së testit ku erdhëm edhe deri te fakti i i dëshmisë dhe erdhëm në përfundim që provimi të mbahet nesër, ndërsa kryerësit e veprës për kopjen e testit do të përgjigjen para organeve të policisë dhe do të marrin dënimin e merituar. Ndihmës ministri i arsimit të gjithë semimaturantëve për ditën e nesërme u uron suksese ku do të mund të tregojnë dituritë e tyre dhe preferencat për regjistrim në drejtime të caktuara. Rezultatet preliminare të provimit do të publikohen më datë 21 qershor ndërsa ato përfundimtare do të jenë më 25 qershor. Randi i dytë i testit sipas përfaqësuesve të ministrisë së arsimit planifikohen të mbahen nga data 9 deri më datë 12 korrik.

(RTP)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch