Home » Lajme, Ndërkombëtare » Zjarret në Greqi, Meta e Thaçi, mesazhe ngushëllimi homologut grek

Zjarret në Greqi, Meta e Thaçi, mesazhe ngushëllimi homologut grek

Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka thënë Meta.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos, pas zjarreve të rëna në Greqi, ku kanë humbur jetën të paktën 50 persona.

“Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës. Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka thënë Meta.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është prekur nga tragjedia në Athinë. Ai ka thënë se shteti i Kosovës solidarizohet me Greqinë dhe po ashtu është e gatshme të ndihmojë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch