Home » Lajme, Vendore » Zona industriale në Preshevë e gatshme për investitorët

Zona industriale në Preshevë e gatshme për investitorët

Udhëheqësit e pushtetit lokal të Preshevës kanë pasur takim konsultativ me shtëpinë projektuese direkcioni i urbanizmit nga Kragujevci, rrethë zonës industriale “Çukarka”. Konsultat kishin të bënin më tepër për kanalizimet fekale, ato atmosferike si dhe për furnizimin me energji elektrike. Kryetari Ragmi Mustafa thotë se zona industriale do të ketë 26 parcela me nga 5.000 metra2, me çka pregaditjet janë duke u bërë në mënyrë që investitorët potencial që mund të jenë edhe vendorët por edhe ndërkombëtarët ti kenë kushtet e përkryera për investime të ndryshme.

Me përmbylljen e këtij projekti do të vazhdohet menjëherë me projektin e radhës në lidhje me rregullimin e infrastrukturës në këtë zonë, në mënyrë që të krijohen gjitha kushtet për investime./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch