Home » Lajme » Zoran Stankoviq: Hapja e zyrës për Luginë të Preshevës nga ana e Qeverisë së Kosovës është e mirëseardhur

Zoran Stankoviq: Hapja e zyrës për Luginë të Preshevës nga ana e Qeverisë së Kosovës është e mirëseardhur

“Çdo ndihmë për këto tri komuna është e mirëseardhur. Hapja e Zyrës është një vendim politik që nxit komente të ndryshme në opinionin tonë dhe perceptohet si një provokim i bisedimeve të ardhshme në Bruksel.

Sa më përket mua, unë pres që ndihma shtesë për komunat nga Zyra do të përmbushë pritjet e popullsisë shqiptare në realizimin e projekteve lokale” ka thënë për gazetën “Novosti” Zoran Stankoviq, kryetarë i Trupit Koordinues të qeverisë së Sërbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ai shton se Trupi Koordinues do të vazhdojë të realizojë projekte në të gjitha fushat e rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve të këtyre komunave, si dhe se Republika e Serbisë i kushton vëmendje të veçantë ofrimit të ndihmës për këto qeveri lokale, dhe “monitoron intensivisht aktivitetet politike dhe të tjera”. Është e gatshme që në çd moment ti përgjigjet të gjitha sfidave në interes të qytetarëve të vendit tonë, ka përfunduar Stankoviq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch