Home » Lajme, Ndërkombëtare » Zvicerania zbulon rrënjët e saj kosovare

Zvicerania zbulon rrënjët e saj kosovare

“Meqë ndodhi të jetoja në Zvicër, në fshatin e bukur Reichenburg, mendoj se kam qenë shumë më me fat se sa po të jetoja në Kosovë”, ka thënë pa ekuivoke Karina alias Laura.

Karin Dubler, e lindur dhe e rritur në Zvicër, nuk kishte menduar ndonjëherë se ajo në të vërtetë ishte e lindur nga dy prindër shqiptarë dhe se pastaj një çift zviceran e kishte adoptuar. Këtë çift ajo e kishte njohur si nënë dhe baba deri në ditën kur i ka mbushur 18 vjeç, shkruan albinfo.ch duke iu referuar emisionit të televizionit zviceran SRF1.

Atë ditë ajo e kupton se emri i saj i parë ishte Laura Rushiti dhe se prindërit e saj biologjikë e kanë dorëzuar te prindërit adoptues, Erika dhe Eroch Dubler, menjëherë pas lindjes.

“Për shkak të pamjes unë mendoja se mund të isha nga Portugalia ose nga Spanja”, thotë Karin Dubler sot 23 vjeçare, në emisionin “Meine frende Heimat-Kosovo” që u emetua sonte në SRF1.

Pesë vjet pasi ka kuptuar prejardhje e saj, Laura së bashku me babanë e saj adoptues, Erichun ka ndërmarrë një nismë të guximshme, e cila do t`ia ndryshojë fare jetën: të shkojë në Kosovë dhe të takojë prindërit biologjikë. “Meqë ndodhi të jetoja në Zvicër, në fshatin e bukur Reichenburg, mendoj se kam qenë shumë më me fat se sa po të jetoja në Kosovë”, ka thënë pa ekuivoke Karina alias Laura, përcjell albinfo.ch. Këtë e thotë ajo ndërsa është duke ecur me makinë nëpër Kosovë me babanë e sa adoptues.

Ajo kishte synimin që të njihte rrënjët e saj për të plotësuar një boshllëk dhe që të fitojë ndjenjën e përkatësisë, ka thënë ajo për emisionin, duke arsyetuar vendimin për të ndërmarrë këtë udhëtim.

Por, para se të takojë prindërit ajo dëshiron që fillimisht të njohë vendin dhe njerëzit e Kosovës. Për këtë arsye së bashku me babanë, Erichun ajo ndërmerr një udhëtim nëpër pika të ndryshme të Kosovës. Në këtë mënyrë ajo sikur dëshiron të familjarizohet me Kosovën para se të njohë prindërit, që pastaj takimi kaq i rëndësishëm t`i vijë më i lehtë.

Autorët e emisonit i përcjellin dy mysaforët nga Zvicra në pika pitoreske të Kosovës, në Prizren dhe në një fshat të Dukagjinit. Këtu ata provojnë specialitetin tradicional të Kosovës, flijën dhe befasohen se atë duhet ta konsumojnë pa thikë dhe piru. Karina mandej provon të veshë edhe kostumet kombëtare të trevës së Rugovës.

Përshtypjet janë shumë të mira, gjithkah i shoqëron mikpritja shembullore shqiptare, pamje të bukura të Prizrenit dhe të natyrës kosovare në përgjithësi ilustrojnë këtë udhëtim të rinjohjes.

Po ashtu edhe takimi me moshataret e saj në Prishtinë i lë përshtpje të thella Karinës. Ato e përshkruajnë gjendjen në Kosovë ashtu siç është, me tone të zymta por te mysafirja nga Zvicra lënë përshtypje me forcën dhe mendjen e hapur të tyre, siç shprehet. “Nuk kisha pritur diçka të tillë”, thotë ajo.

Karina kishte takuar tashmë njëherë nënën biologjike por jo edhe babanë. Kështu ajo ka shumë emocione dhe dilema para se ta realizojë këtë takim. Babai në fund e pret por nuk pranon që takimi me të bijën të filmohet.

“Unë mund të identifikohem më shumë me kosovarët në Kosovë se sa me ata që jetojnë në Zvicër. Ata janë krejtësisht ndryshe”, e thotë Karina pa u hamendur, tek përshkruan  përshtypjet pozitive që ia lënë gjithandej shqiptarët në Kosovë.

Pjesë nga emisioni mund të shihni në këtë link:

http://www.srf.ch/sendungen/meinefremdeheimat/meine-fremde-heimat-kosovo-kurz-und-buendig

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch