Home » Shëndetësi » Zvicra do të lejojë hulumtimet gjenetike të embrionit

Zvicra do të lejojë hulumtimet gjenetike të embrionit

Embrionet te të cilat do të zbulohen defekte gjenetike, nuk do t`u implantohen nënave. Në Gjermani, diagnoza preimplantative është lejuar që nga viti 2013 dhe kufizimet juridike janë të njëjta me ato në Zvicër,

Mjekët në Zvicër së shpejti do të kenë të drejtë të hulumtojnë embrionet pas një fekondimi artificial. Këtë do të mund ta bëjnë me qëllim zbulimin e veçorive të caktuara gjenetike, si për shembull deficitet e trashëguara. Por megjithatë, kufizimet juridike në këtë drejtim do të vazhdojnë të jenë strikte.

Kështu, testet gjenetike do të lejohen vetëm në rastet kur prindërit kanë dëshmi se vuajnë nga ndonjë sëmundje e rëndë e trashëguar, ose kur është e parashikueshme vdekja e fëmijës gjatë lindjes ose abortimi.

Embrionet te të cilat do të zbulohen defekte gjenetike, nuk do t`u implantohen nënave. Në Gjermani, diagnoza preimplantative është lejuar që nga viti 2013 dhe kufizimet juridike janë të njëjta me ato në Zvicër.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore