Home » Lajme, Ndërkombëtare » Zvicra do të votojë për “pushimin e lehonisë” të baballarëve

Zvicra do të votojë për “pushimin e lehonisë” të baballarëve

Ky pushim duhet të zgjasë katër javë ndërsa kostoja e përgjithshme e tij, sipas përllogaritjeve të bëra nga Këshilli Federal, do të ishte rreth 400 milionë franga.

Iniciativa “Për një pushim të arsyeshëm atëror – në të mirë të gjithë familjes”, do të dalë në votim para popullit, informon srf.ch. Ajo “ka arritur” numrat e nevojshëm për t`u votuar në nivel nacional, gjegjësisht 107.075 nënshkrime të vlefshme, bën të ditur Kancelaria Federale, që është zyrë kompetente për pranimin e iniciativave.

Iniciativa në fjalë kërkon që pushimi i burrave në rastin kur bëhen baballarë, ashtu sikurse pushimi i nënave, të financohet nga kompensimi i të ardhurave.

Ky pushim duhet të zgjasë katër javë ndërsa kostoja e përgjithshme e tij, sipas përllogaritjeve të bëra nga Këshilli Federal, do të ishte rreth 400 milionë franga, transmeton albinfo.ch. Për financimin e kësaj, punëdhënësit dhe punëmarrësit duhet të paguajnë nga 0.06 për qind të të ardhurave të tyre më shumë se që paguajnë tash.

Sipas parashikimit të iniciatorëve, baballarët, pushimin e tyre do ta merrnin në mënyrë fleksibile brenda vitit të parë pas lindjes së fëmijës. Kjo iniciativë nuk e prek pushimin ekzistues të lehonisë që e gëzojnë gratë e që është 14 javë me pagesë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress