Home » Lajme » Zvicra ia pa hairin luftës në Kosovë

Zvicra ia pa hairin luftës në Kosovë

Futbolli zviceran ka përfituar shumë nga luftërat në ish-Jugosllavi, veçanërisht nga ajo në Kosovë. Pesë nga lojtarët që janë ftuar së fundi nga trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, për ndeshjen e fundit eliminatore kundër Anglinë, kanë pasur rrënjë nga ish-Jugosllavia: Admir Mehmedi (Maqedoni), Granit Xhaka (Kosovë), Xherdan Shaqiri (Kosovë), Valon Behrami (Kosovë) dhe Blerim Xhemajli (Maqedoni).

Pra, gati një e katërta e Përfaqësueses së Zvicrës ka prejardhje nga Ballkani. Por, sa i përket popullatës në Zvicrës, vetëm pesë për qind janë nga ish-Jugosllavia.

“Futbolli ka një kuptim të madh për personat nga Ballkani, sikur që ka edhe në Itali e në Spanjë. Gjithë shtetet e dala nga Jugosllavia janë shtete sportive, që veçanërisht në sporte ekipore janë shumë të forta. Jo vetëm në futboll, por edhe në hendboll e basketboll”, ka thënë shefi për zhvillim në Federatën e Futbollit të Zvicrës, Peter Knaebel, për gazetën Blick.

Knaebel nuk e fsheh atë që futbolli zviceran ka përfituar nga dashuria për topin që kanë vendet ballkanike.

“Largimi nga ish-Jugosllavia shkaku i luftërave ka qenë një rast përfitimi për emigrantët, e më pas përfitoi edhe sporti i Zvicrës”, ka thënë Knaebel. Një shans që futbolli zviceran ka mundur të shfrytëzojë. Falë lojtarëve nga Ballkani, Zvicra, ka gëzuar suksese më të mëdha. Si në Përfaqësuesen A, ashtu edhe në grupmosha të reja.

Por, shifra e ish-jugosllavëve në Zvicër është duke u ulur dhe me këtë do të ketë më pak gjasa që ndonjë talent tjetër i futbollit nga ky regjion të luajë për përfaqësueset e Zvicrës. Arsye për këtë janë kushtet më të vështira për emigrantë që janë duke u aplikuar në Zvicër në vitet e fundit.

Futbollistët shqiptarë në Zvicër, model

Futbolli mund të humbasë kuptimin, kur shihet se çfarë potenciali kanë Mehmedi, Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemajli, të cilët mund të mos jenë të Zvicrës një ditë.

“Unë e shoh këtë si rrezik dhe mund të kemi më pak talente në të ardhmen. Por, edhe në Zvicër ka lojtarë të talentuar dhe të uritur për suksese. Lojtarë që kanë si shembuj yjet si Roger Federer e Simon Ammann. Po ashtu, futbolli ka fituar në rëndësi në vitet e fundit”, ka thënë Knaebel.

Mirëpo, a humbet dëshira për sukses me largimin e lojtarëve që kanë pasur fëmijëri të vështirë? Motoja është: “Varfëria t’i bën këmbët e shpejta”.

“Unë nuk them se është ashtu. Një person si Granit Xhaka, do të kishte sukses edhe në biznes, po të mos merrej me futboll”, ka thënë Knaebel.

Ajo që rrit motivimin është detyrimi moral që kanë ndaj prindërve.

“Fëmijët e emigrantëve e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë prindërit e tyre për t’u integruar. Ndoshta prindërit e tyre duhet të punojnë punë që janë nën çdo nivel të tyre intelektual, pasi që nuk njohin gjuhën mirë. Ata me çdo kusht mundohen t’i falënderojnë prindërit, për mundësitë që ua kanë krijuar”, thotë Knaebel.

Zvicra fitoi nga Kosova, por jo edhe nga Serbia e Kroacia

Kështu, përfiton futbolli zviceran nga familjet e emigrantëve.

Mirëpo, Knaebel kujton edhe rastet e Mladen Petriqit, Ivan Rakitiqit e Zlatko Kuzmanoviqit, që ndonëse u zhvilluan në Zvicër, tash luajnë për shtetet nga e kanë origjinën, përkatësisht për Kroacinë dhe Serbinë.

“Kroacia e Serbia në aspektin sportiv kanë përfituar nga Zvicra. Ne kemi humbur tre lojtarë shumë të mirë. Kjo për një vend të vogël është mjaft dramatike”, kujton Knaebel. “Por, ne nuk bën të ankohemi. Kemi përfituar nga Kosova. Është përfitim për ne që Shaqiri, Xhaka, Mehmedi e Xhemajli kanë vendosur të luajnë për Zvicrën. Kjo është një shenjë që Përfaqësuesja A e Zvicrës ka një të ardhme të ndritur. Katër pjesëmarrje rresht në turne të mëdhenj janë një argument i mirë”.

Here are lesson ideas to www.justbuyessay.com go with education is

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch