Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, Vladimir Petkoviq, ka kompletuar skuadrën e tij për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen gjatë marsit kundër Irlandës dhe Bosnjës.
Ekipin e përfaqësueses së Zvicrës në futboll në ndeshjet më 25 mars në Dablin kundër Irlandës dhe më 29 mars në Zürich e përbëjnë më shumë se gjysma futbollistë me origjinë shqiptare.
Me Tarashajn bëhen 7 shqiptarë te përfaqësuesja e Zvicrës, pasi përpos tij, janë edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.
Tarashajn ishte refuzuar nga trajneri i Shqipërisë, Gianni, për në Kombëtaren e Shqipërisë.