Home » Lajme, Vendore » Zvicra pro formimit të fondit për Luginën

Zvicra pro formimit të fondit për Luginën

Bisedimet e liderëve shqiptar të Luginës tashmë të filluara me Qeverinë në Beograd po gjejnë përkrahje të gjerë nga faktori ndërkombëtar.

Ambasadori i Zvicrës në Beograd, Jean-Daniel Ruch i ka dhënë një përkrahje të parezervë këtyre bisedimeve pasi me përfundimin e tyre do të përmirësohen kushtet e jetesës në këtë rajon.

“Ne së bashku me kolegët Amerikan dhe Evropian kemi për të punuar shumë në këtë drejtim për të realizuar këtë plan”, është shprehur të martën, diplomati Jean-Daniel Ruch gjatë qëndrimit të tij në Preshevë.

Ai matej ka dhënë ide konkrete për të ndihmuar këto komuna të varfra në jug të Serbisë.

“Për të ndihmuar ekonomin duhet të formohet një fond për Preshevën”, është shprehur ndër të tjera ambasadori zviceran.

Bisedimet në mes të liderëve të Luginës dhe Beogradit për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë pezulluar si pasojë e fillimit të rikonstruimit të Qeverisë së Serbisë.

One Response

  1. Gold Price thotë:

    Në këtë mbledhje është folur dhe për problemet e rënda me të cilat po ballafaqohen shqiptarët në Luginë të Preshevës, që u paraqitën në protestat masovike të shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc, pas konsultimeve të grupit të ambasadorëve, miq të Luginës së Preshevës me përfaqësues të lartë të qeverisë serbe në zyren e OSBE – së në Bujanoc, më 25 shkurt të këtij viti, u inicua procesi i diskutimeve në mes të përfaqësuesve politik e institucional të shqiptarëve me kryetarin e Trupit Koordinues të qeverisë serbe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch