Home » Sport » Zvicra zhgënjen, humb në shtëpi nga Bosnja

Zvicra zhgënjen, humb në shtëpi nga Bosnja

Jean-Christophe BottZvicra ka dëshpëruar tifozët në Cyrih në ndeshjen e dytë testuese që ka zhvilluar sonte me Bosnjën. Zvicra ka humbur me rezultat 2:0.

Golat për Bosnjë Hercegovinën i kanë shënuar Edin Xheko  (14’) dhe Miralem Pjaniq  (57’).

Admir Mehmedi, Pajtim Kasami dhe Granit Xhaka luajtën për kombëtaren zvicerane që nga fillimi, ndërsa Shani Tarashaj zëvendësoi Kasamin në minutën e 73-të.

Blerim Xhemaili ishte në bankën rezervë ndërsa Behrami dhe Shaqiri munguan për shkak lëndimeve.

Zvicra kishte humbur edhe  ndeshjen e parë testuese me Irlandën.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch