Home » Lajme » Zyra e të Rinjëve – L A J M Ë R I M

Zyra e të Rinjëve – L A J M Ë R I M

L A J M Ë R I M

 

Lajmërohen të rinjtë e moshës 16-30 vjeç nga komuna e Preshevës se Zyra e të rinjve pranë komunës së Preshevës në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim të Preshevës dhe Bujanocit, në kuadër të projektit: “Ngritja e kapaciteteve të të rinjve nga Presheva dhe Bujanoci”, do të fillojë me mbajtjen e trajnimeve të parapara në kuadër të projektit të lartshënuar, duke filluar nga muaji shkurt 2012.

Projekti financohet nga organizata PBILD me seli në Bujanoc.

 

Temat të cilat do të trajtohen në kuadër të këtyre trajnimeve janë:

 

–          aftësimi për aplikim për punë (përgatitja e CV-së, letrës motivuese, përgatitja për intervistim dhe aplikimi për punë përmes postës elektronike)

–          planifikimi me pjesëmarrje masive (përcaktimi i diagnozës, përcaktimi i sferave prioritare përmes SWOT analizës, përpilimi i vizionit, përcaktimi i qëllimeve strategjike, përcaktimi i qëllimeve specifike, përpilimi i Planit aksionar, planifikimi i buxhetit, cikli i projektit, implementimi i projektit)

–          komunikimi (çka është komunikimi, marrëdhëniet me publikun, menaxhimi i konflikteve, medijimi, familja, të qenurit prind, puna ekipore)

–          mbrojtja e ambientit jetësor (rëndësia e tokës, ujit, ajrit dhe riciklimi)

 

Për orarin e saktë dhe vendin e mbajtjes së trajnimeve, të interesuarit do të informohen me kohë përmes mediave lokale (RTV Presheva, dhe www.presheva.com), si dhe përmes posterave.

 

Me qenë se numri i kandidatëve të përzgjedhur është i kufizuar, luten të gjithë të interesuarit që duke filluar nga dita e hënë 23 janar 2012 të paraqiten në ambientet e Zyrës së të rinjve në Preshevë tek Shtëpia e kulturës “Abdullah Krashnica” (ish ambientet e RTV Presheva), ose përmes postës elektronike: avni_aliti@hotmail.com, ose Facebook-ut në llogarinë: Zyra Për Të Rinj.

 

Afati i regjistrimit të të interesuarve është deri më 31 janar 2012.

 

Për informata më të hollësishme mund të paraqiteni tek personi kontaktues Agon Ajeti, ose në numrin e mob. tel. 062/8 549 469.

 

Formularin për aplikim mund ta shkarkoni këtu apo mund ta merrni dhe ta dorzoni në lokalet e zyrës.

 

 

 

 

 

Nga Zyra e të rinjve pranë komunës së Preshevës

Avni Aliti, koordinator

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch