Home » Lajme » Zyra e të Rinjve e Komunës së Preshevës, ka filluar me realizimin e projektit të titulluar “Marshi i të rinjëve”

Zyra e të Rinjve e Komunës së Preshevës, ka filluar me realizimin e projektit të titulluar “Marshi i të rinjëve”

Zyra e të Rinjve e Komunës së Preshevës, ka filluar me realizimin e projektit të titulluar “Marshi i të rinjëve”, projekt të cilin e ka fituar nga ministria për rini dhe sport. Ky projektë është nënshkruar më 11 maj në Beograd, nga kryetari i komunës Ragmi Mustafa, në prezencë të gjithë koordinatorëve të zyrave për të rinjë, pasi që në konkurs zyra e të rinjëve e komunës së Preshevës, ka konkuruar me projektin “Marshi i të rinjëve”, me çrast edhe ka fituar. Koordinatori i kësaj zyre në Preshevë Avni Aliti, për TV Presheva, sqaron më hollësishtë se për çfarë projekti bëhet fjalë. Ndërkaq, sipas Alitit, aktivitetet e projektit “Marshi i të rinjëve”, do të zgjasin prej 1 Qershorit deri më 12 Gusht. Reailizimi i tij është lënë me qëllim në këtë kohë në mënyrë që nxënësit e shkollave të mesme kohën e pushimit veror ta kalojnë me aktivitete të ndryshme, pasi që grup e synuar e
projektit janë pikërishtë ata. Zyra e të rinjëve e Komunës së Preshevës, pasi që është treguar mjaftë e suksesshme me aktivitetet e saja deri më tash, ajo ka hyrë në rrethin e ngushtë të zyrave për të rinjë në rajonin e Pçinjës. Pas këtyre sukseseve të gjitha zyrat e rrethit të Pçinjës, do ta realizojnë një projektë të përbashkët me aktivitete të ndryshme dhe të shumta.

RTV Presheva

Friends who can cellspyapps.org look you up using the phone number you provided

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch