Home » Lajme, Vendore » Zyra për Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë është kompetencë e nivelit Qendror

Zyra për Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë është kompetencë e nivelit Qendror

Refik Hasani foto luginaShkruan :  Refik  HASANI

Hapja e zyrës ndërlidhëse në Gjilan nuk do duhej të hapet ndaras nga ajo në Prishtinë dhe anasjelltas  . Së pari   hapja e një zyrë  nuk është kompetencë e një Kuvendi Komunal apo Kryetari të Komunës . Hapja e zyrës në Prishtinë dhe Gjilan të bëhet në të njëjtën kohë duke u caktuar stafi adekuat dhe infrastruktura ligjore .  Por mbi të gjitha kjo të përcillet nga një vendim i qeverisë së Republikës së Kosovës  në bashkëpunim duke u diskutuar në parlament  dhe duke u caktuar detyrat dhe përgjegjësit .Koordinatori i dy zyreve mendojm duhet të jet në kuadër të zyrës së Kryeministrisë së Kosovës  .

     Pse zyrë ndërlidhëse në Prishtinë   !

Sepse është kryeqitet dhe mbi të gjitha si rajon kufizohen me Medvegjë dhe ka shumë të vendosur në Prishtinë dhe  Fushë Kosovë .

Pse zyrë ndërlidhëse në Gjilan !

Sepse është qendër  e Anamoravës dhe kufizohet me Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë  dhe ka shumë të vendosur, do të ndërlidhë punët në terren  me kategorin e   të dëbuarve, zhvendosuri pas vitit 1999 dhe të shpërngulurve shqiptarë pas vitit  1999 .

Koordinatori do të

Harmonizoj punët me dy zyrat duke caktuar një strategji veprimi edhe me Medvegjë , Bujanoc e Preshevë por edhe me Qeveri , Presidencë , Parlament dhe me diplomacin Kosovare nëpër botë , por edhe me Tiranën zyrtare , Shkupë e qendra tjera të hapsirës son shqipëtare dhe instanca ndërkombëtare .

Dy zyret së bashku të kompletohen me Koordinatorin në krye por edhe

Detyrat dhe përgjegjësit e tyre të caktohen . Propozojm hapja do të duhej të jetë më datën 23 qershor , që ka një  simbolik dhe domethënje kurse propozojm që Koordinatori të jetë person kredibill  por që vie nga Komuna e Medvegjës .

Hapja e zyrës për  Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë nuk ka kuptim e as logjik të hapet vetëm në Gjilan e jo në Prishtinë  kurse hapja e ksaj zyrës  ka kuptim të hapet vetëm  në  Prishtinë  e  jo   Gjilan   ! .  

 

12 Mars 2014

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch