Home » Lajme, Vendore » Zyra për të rinj nga Presheva dhe Bujanoci në bashkëpunim me Unionin Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni vizituan ambasadën e IRJM-së

Zyra për të rinj nga Presheva dhe Bujanoci në bashkëpunim me Unionin Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni vizituan ambasadën e IRJM-së

Zyra per te rinje vizita ne BgZyra për të rinj nga Presheva dhe Bujanoci në bashkëpunim me Unionin Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni, me përkrahjen e dy pushteteve lokale, qëndruan për një vizitë pune në Beograd.
USLP në Maqedoni, para disa muajve kishte dorëzuar në mënyrë të organizuar dokumentet e nevojshme për lejeqëndrim të përkohshëm dhe aplikimet e vizave në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd.
Rregullimi i leje qëndrimit për studentët ka një kosto të konsiderueshme, për këtë shkakë nga ana jonë u pa e nevojshme që sa do pak ta zbusim këtë kosto të shpenzimeve për studentët tanë, duke mbuluar në këtë rast shpenzimet e udhëtimit nga Presheva e Bujanoci për në Beograd.
Në ambasadën e IRJM-së, gjatë ditës fillimisht studentët të cilët studiojnë në Universitetet e Maqedonisë, u pajisen me leje qëndrimin , i cili ju nevojitet për qarkullim të lirë dhe pa pengesa drejt Maqedonisë.

Më pas, sipas agjendës që ishte paraparë u zhvillua një vizitë e rëndësishme tek ambasada e Shqipërisë në Beograd, ku patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Ambasadorin shqiptar z.Ilir Boçka. Pritja ishte e ngrohtë dhe vëllazërore për çka shfrytëzojmë rastin edhe t’i falemnderojmë. Të rinjtë prezent zhvilluan një bashkëbisedim te frytshëm me ambasadorin Boçka, i cili fillimisht prezentoi punën dhe angazhimin që nga emërimi i tij dhe natyrisht u njoftua me brengat dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch