Home » Lajme » Zyrapi mohon që Limaj të ketë keqtrajtuar njerëz

Zyrapi mohon që Limaj të ketë keqtrajtuar njerëz

Prishtinë, 5 qershor – Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, në dëshminë e tij në rastin “Kleçka”, ka deklaruar se Kleçka nuk ka qenë burg, por ka pasur dhoma te ndalimit aty. Ai tha para trupit gjykues së, Fatmir Limaj as që ka torturuar njerëz”.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka mohuar të gjitha akuzat për të cilat Limaj dhe të tjerët po akuzohen nga prokurori Maurizo Salustro. Avokati i Limajt ka thënë se trupi gjykues mund të vendosë për çështjen e deklaratave të Urim Krasniqit, i njohur si dëshmitari “I”.

Ai ishte thirrur nga prokurori të dëshmojë në cilsinë e dëshmitarit të mbrojtur por që me kërkesën e tij identiteti i ishte bërë i njohur për opinionin. Por Krasniqi nuk kishte pranuar të dëshmojë dhe kishte akuzuar prokurorin për presion ndaj tij në kohën kur ishin bërë hetimet për ”Kleqkën”.

One Response

  1. “Bislim Zyrapi është dëshmitar i prokurorisë, i cili do të dëshmojë për rastin ‘Kleçka’. Për dëshminë e Zyrapit janë të rezervuara dy ditë. Nëse ka nevojë sigurisht do të vazhdohet edhe me ndonjë ditë tjetër. Pas Zyrapit do të dëshmojnë edhe dy ekspertë, njëri është i prokurorisë, tjetri i mbrojtjes”, ka thënë Rrecaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch