Home » Opinione » Zyrat në Prishtinë e Gjilan po, por edhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë në Luginë

Zyrat në Prishtinë e Gjilan po, por edhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë në Luginë

Shkruan: Nehat Hyseni

 

Edhepse e (stër)vonuar, nisma e deputetit Haziri është e mirëseardhur dhe e mirëpritur nga të gjithë ne. Është e vërtetë e hidhur dhe e pakuptueshme se si në vend të ndihmës vëllazërore, na u vendosën kufizime dhe  barriera nga Kosova. Zyrat në Prishtinë e Gjilan do të merreshin me problemet e shqiptarve të shpërngulur nga Lugina. Kurse,  Zyrat  e Shqipërisë dhe Kosovës në Luginë do të merreshin me ndihmën e drejtpërdrejt arsimit shqip në Luginë,  zhvillimit të kulturës dhe ndërlidhjeve me Kosovën dhe Shqipërinë, duke i kontribuar mirëqenies dhe prosperitetit të shqiptarve atje dhe ndaljes së shpërnguljes së tyre.

            Më mirë vonë se kurrë

 

Nisma e z.Lutfi Haziri për thirrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës kushtuar çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës paraqet lajmin më të mirë që shqiptarët e kësaj pjese të trungut tonë kombëtar kanë dëgjuar nga Republika e Kosovës.
Derisa pas përfundimit të periudhës së errët të Millosheviqit, Kosova u çlirua në vitin 1999, Lugina e Preshevës mbeti nën Serbi, duke  mbetur e zhgënjyer dhe duke u bindur se lufta për liri nuk kishte përfunduar akoma për këtë pjesë të gjeografisë shqiptare. Përkundrazi, gjendja e tyre jo vetëm që nuk u përmirësua fare, por ajo u përkeqësua edhe më tepër.
Me shkëputjen ushtarake e administrative të Kosovës nga Serbia, numri i shqiptarve në Serbi u zvogēlua në mënyrë drastike dhe fokusi i mllefit antishqiptar ishte i fokusuar dhe  shfryhej pamëshirshëm mbi ata, duke krijuar shpërngulje dhe zhvendosje masive të tyre në Kosovë, Maqedoni, në Turqi dhe në Europën Perëndimore, në SHBA, Australi e gjetiu.
Gjendja e këtillë e pashpresë i detyroi ata që të vetëmbrohen, duke krijuar kushte për ballafaqim të armatosur në vitin 2000 dhe 2001  i cili përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes së Konçulit, e cila mbeti edhe sot e kësaj dite si enigmë e pasqaruar deri në fund për opinionin e gjerë. Shimëçka mbeti diskutabile dhe nuk i përmbushi pritjet e shqiptarve për një jetë më dinjitoze dhe shpresëdhënëse. Agonia dhe zhgënjimi  pë shqiptarët e kësaj ane nuk pushuan, duke shkaktuar shpërngulje me intensitet të pazvogëluar nga këto troje të tyre stërgjyshore.
Gjatë kësaj periudhe 14 vjeçare, nga viti 1999, pati shumë nisma dhe mbështetje për serbët e Kosovës, kurse çdo herë çështja e shqiptarve të Luginës lihej “për kohë më të mira”, duke mos i përfshirë fare ata as në bisedimet e Vjenës dhe tani së fundi, as në dialogun e Brukselit midis kryeministrave Thaçi e Daçiq, me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton.
Situata e këtillë s’kishte se si të mos i zhgënjente shqiptarët e Luginës. Bile u krijuan paradokse të pabesueshme: në vend që t’u lehtësohej atyre jeta me ndihmë vëllazërore nga shteti i Republikës së Kosovës, atyre iu bëhej jeta skëterrë me radikalizimin e diskriminimit nga shteti serb, por edhe nga ai i Kosovës.
Kështu, më 17 shkurt 2008 Kosova festoi shpalljen e saj shtet sovran dhe të pavarur, por u harruan shqiptarët e Luginës të cilëve iu ndalua shtypi shqip nga Kosova, si dhe importimi i tëgjitha teksteve shklore dhe libra e në gjuhën shqipe, duke e lënë kështu arsimin fillor dhe të mesëm në gjuhën shqipe pa kushtet më elementare për mësim.

 

                    Absurdi
Por, vështirësitë nuk na vinin vetëm nga regjimi antishqiptar i Serbisë, me të cilën edhe ashtu ishim mësuar me të këqiat që na vinin nga ajo. Por, sado e pabesueshme të duket, megjithatë është e vërtetë e hidhur dhe e pakuptueshe dhe e papritur për ne, se si në vend të ndihmës vëllazërore, na u vendosën barriera. Në fillim u vendosën të ashtuquajturat”kuota” , dmth kufizimi i numrit të studentëve shqiptarë nga Lugina, duke limituar psh. në mjekêsi për të gjithë  në cetëm një student, cedhe ate poqese arrinë kaloj me sukses provimin pranues.

 

Ndërkaq, poqese e kalojnë psh. 10 studenta, atëherë ata duhej t’i shtroheshin provimit pranues shtesë, ku do të eliminoheshin 9 dhe vetëm njëri prej tyre do të regjistrohej. Situatë e ngjajshme ishte edhe në të gjitha fakultetet e tjera të Universitetit të Prishtinës dhe në Shkollat e larta.

 

Në vend që të ndihmoheshin këta shqiptarë të shkretë, të cilët i ishin ekspozuar harxhimeve shtesë për udhëtim e vendosje, atyre u viheshin pengesa dhe barriera të pakuptueshme dhe jonjerëzore, për dallim nga serbët e Kosovës, të  cilëve Serbia jo vetëm që nuk u ven barriera të këtilla, përkundrazi, ata janë të privilegjuar kudo në Serbi.
Absurdi nuk përfundon me kaq. Përveç pengesave në arsim dhe pamundësisë së Kosovës për ta ndihmuar arsimin e fillor dhe të mesëm me tekste dhe mjete mësimore në gjuhën shqipe, shqiptarve të Luginês iu vendosën taksa drakonike për kalimin  kufirit. Dhe ky avaz është duke vazhduar edge sot e kësaj dite, duke e izoluar pamëshirshëm nga Kosova.

 
Krijohej bindja se mund të ekzistoj ndonjë marrëveshje, për shpërnguljen  e heshtur të shqiptarve të Luginës, në mënyrë që të mos i shkaktoj më “kokëçarje” Kosovës, Serbisë dhe ndërkombëtarve. Dhe si janë duke shkuar punët, ky qëllim është duke u arritur me hapa galopant. Medvegja dhe Malësia e Bujanocit, si dhe Karadaku i Preshevës, pothuajse “e përfunduan misionin”. As rrafshi i Bujanocit dhe Preshevës nuk janë larg.
Andaj, edhepse e (stër)vonuar, nisma e deputetit Haziri është e mirëseardhur dhe e mirëpritur nga të gjithë ne.Nē fakt, kjo nismë paraqet kthesë nga qasja e gjertanishme, kur nga Kosova merreshin vetëm premtime boshe dhe deklarata sa për të kënaqur opinionin e brendshëm.

 

Nevoiten zyrat e Kosovës dhe Shqipërisë në Luginë
Natyrisht se, si thonë te ne në Luginë, “kur nuk është shiu, bën edhe breshëri”. Sepse, me këtë sadopak do të zbuteshin pasojat e dhimbshme dhe gjendja alarmante e shqiptarve të shpërngulur nga Lugina dhe tani jetojnë në Kosovë.

Zyrat në Prishtinë e Gjilan do të merreshin me problemet e shqiptarve të shpërngulur nga Lugina. Llogratet se vetë pas vitit 1999 janë shpërngulur mbi 20000, kurse para këtij viti kishte edhe 20000 të tjerë. Problemet e tyre  kanë të bëjnë me sigurimin e dokumentacionit personal dhe të pronave, të banimit, punësimit dhe integrimit në mjedisin e ri. Një pjesë e madhe e tyre nuk ka dokumentacion udhëtimi dhe e ka të pamundur t’i siguroj ato pa asistencën e shtetit.

Kësaj Rezolute të propozuar i mungon  fare qasja për shqiptarët që aktualisht jetojnë në Luginë. Do të duhej, pra, ashtu si i ka hapur Qeveria e Serbisë zyrat e veta në Veriun e Kosovës, që edhe Qeveria e Kosovës  dhe ajo e Shqipërisaë t’i kishin hapur, apo t’i hapin zyrat e veta në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Zyrat  e Shqipërisë dhe Kosovës në Luginë do të merreshin me ndihmë e drejtpërdrejt të arsimit shqip në Luginëm të zhvillimit të kulturës dhe ndërlidhjet me Kosovën dhe Shqipërinë. Të ju përkujtojmë se nga viti 1999 nga Kosova nuk ka ardhur asnjë grup dramatik dhe nuk është mbajtur asnjë koncert me këngëtarë nga Kosova e Shqipëria, duke e lënë këtë pjesë të Shqiptarisë jashtë rrjedhave dhe zhvillimeve kulturore kombëtare.
Shqipëria, edhepse kishte paralajmëruar kohë parë hapjen e zyrës në Luginë, me përkeqësimin e raporteve  ndërshretërore për shkak të Lapidarit të UÇPMB-së në platonë para Kuvenit Komunal në Preshevë, kjo agjendë u bë e pamundur. Bile edhe nismat e Shqipërisë për ndërtimin e Repartit të gjinekologjisë në Preshevë u pamundësua me anulimin e vizitës së paracaktuar të ministrit shqiptar të shëndetësisë në Beograd.
Pra, presim përkrahje të parezervë nga të gjitha partitë politike shqiptare në Kuvendin e Kosovēs dhe miratimin e kësaj Rezolute, si dhe implementimin e saj urgjent nga Qeveria e Kosovës, duke hapur fillimisht zyrat në Prishtinë dhe në Gjilan, për shqiptarët e shpërngulur nga Lugina.

Por, presim së shpejti që të negociohet edhe hapja e zyrave të Kosovës dhe Shqipërisë në Luginë, që do ta zvogëlonin shpërnguljen  e tyre, me përmirësimin e kushteve për jetë më të mirë dhe më të sigurtë atje, duke kontribuar në ndaljen e shëpërnguljes së tyre.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch