Home » Lajme » ZYRTARISHT E REGJISTRUAR DHE LICENSUAR – PARTIA DEMOKRATIKE NGA BUJANOCI

ZYRTARISHT E REGJISTRUAR DHE LICENSUAR – PARTIA DEMOKRATIKE NGA BUJANOCI

TANI MË E REGJISTRUAR DHE LICENSUAR EDHE ZYRTARISHT – PARTIA DEMOKRATIKE NGA BUJANOCI

Regjistrimi dhe licensimi zyrtarë në organet kompetente shtetërore, Partin Demokratike e legjitimon plotësishtë. Menjëher pas përfundimit të Muajit të Ramazanit subjekti më i ri në Luginën e Preshevës do ti formoje degët e saja edhe në Preshevë dhe Medvegjë

Pas mbajtjes të Këshillit inicues, Kuvendit Qëndrorë si dhe grumbullimit dhe dorëzimit të nëshkrimeve në numër të mjaftueshëm, të enjtën më 12 gusht, Partis Demokratike i ka arritur edhe vendimi i cili dëshmon dhe vërteton regjistrimin e saj

Në një afat rekord prej më pak se 2 muaj, Partia Demokratike arriti ta mbajë Këshillin Inicues, formimin e këshillave inicuese nëpër nëndegët e të gjitha vendbanimeve shqipëtare të komunës së Bujanocit dhe më 2 korrik PD në praninë e disa qindra simpatizantëve në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc mbajti Kuvendin themelues, ku për kryetarë zgjodhi Mr. Nagip Arifin

Vetëm 4 ditë ju deshën PD-ës që të grumbullojë 1230 nënshkrime nga 1000 sa ishin të nevojshëm për procedurën e regjistrimit në organet kompetente…

Tani më pasi që edhe zyrtarisht është regjistruar në kornizat Ligjore, PD do të nisë aktivitete me një dinamizëm më të ngjeshur, formimin e nëndegëve nëpër të gjitha vendbanimet shqipëtare të komunës Bujanocit si dhe themelimin e degëve në komunat e Preshevës dhe Bujanocit

PD, për një kohë shumë të shkurtër, dita ditës po e dëshmon se mbrenda saj ka një organizim serioz, të sinqert, shumë profesional dhe me përvojë të sukseshme nga e kaluara e parasëgjithash shtrirje dhe anëtarsim masiv nga të gjitha vendbanimet shqipëtare të Komunës Bujanocit.

Shërbimi për informim i Partisë Demokratike – Bujanoc

Image credit kyle pearce as heather http://homeworkhelper.net/ wolpert-gawron writes, pbl doesn’t ask you to replace your content

14 Responses

  1. Abdylazizi thotë:

    Kjo parti “PARTIA DEMOKRATIKE” se shpejti do te jet Levizje e cila do ti grumbulloje te gjithe ata Shqiptar te Komunes Bujanocit, Presheves dhe Medvegjes te cilet ja deshirojn te miren kesaj toke shqiptare, por jo vetem qe ja deshirojn te miren por edhe din te udheheqin sepse e kan deshmuar me heret. Periudha 2002 deri me 2008 ishte ajo periudh kur keta njerz e deshmuan veten profesionalisht dhe kombetarisht se si udhehiqet Komuna dhe si kontribuhet per popullaten, Qe nga viti 2008 e deri me tani jan vitet me te deshtuara dhe me te erreta te komunes Bujanocit. Zgjedhjet e vitit 2012 prap Bujanocit do ti sjellin driten dhe shpresen per jet normale sepse PD do te jet ajo qe do ti prij proceseve progresive kurse keta te deshtuarit do ti dergoje ne histori. E di se ka edhe te atill se nuk pajtohen me ket konstatim timin por ky eshte realiteti, kjo eshte e verteta, cka do qe ndodhe ndryshe do te jet katastrofale per shqipetaret e komunes Bujanocit. I kuptoj edhe reagimet ndryshe qe do te pasojn pas komentit tim por sido qe te jet gjendja ne teren nuk do te ndryshoje po qe se ne Bujanoc nuk do te ket ndryshime rrenjesore dhe urgjente ne udheheqje te pushtetit momental katastrofal. Abdylaziz Sadiku , Koncul..

  2. Sherifaliu thotë:

    Deshtimin dhe humbjen me te madhe komuna e Bujanocit e perjetoi ne keto 3 vitet e fundit.Kryetari i tanishem i Bujanocit eshte e keqja me e madhe qe ka mundur ti ngjaje kesaj komune edhe ashtu shum e pa zhvilluar. Gabim i pafalshem ishte vendimi i PVD qe ne vitin 2008 kandidoi per kryetar personin i cili ishte shum i pershtatshem per te udhehequr me vite te tera keshillin per te drejtat e njeriut por shum shpejt u pa se as per se afermi nuk kishte aftesi menaxhuese per te udhehequr Komunen. Shum Veshtir do te jet te kompenzohen deshtimet dhe humbjet e krijuara gjat 4 viteve te udheheqjes te Shaip Kamberit, personi ne fjal jo qe nuk udhehoqi proceset perpara por ai rrenoi dhe shkatrroi edhe ate qe u arrit qe nga viti 2002 e deri ne vitin 2008. Po thuaja se shum larg jan zgjedhjet e vitit te ardhshem kur ai njeri dhe shoket e tij me voten shqipetare definivisht duhet qe ti largojm nga kjo pozit. Po rastesisht ndodhi qe ai dhe njerzit e tij te mbesin ne skenen politike te Bujanocit edhe me tej vaj halli per ne, e kemi mbledhur bostanin perfundimisht, prandaj te kemi kujdes vllezer te nderuar. Sherifalia.

  3. Suadi thotë:

    Se sa eshte Partia Demokratike e organizuar mir edhe pse eshte me e reja ne Luginen e Presheves flet fakti se per sa koh te shkurter kan arritur ti kryejn te gjitha procedurat per ta formuar dhe regjistruar, vetem 4 dit ju kan dashur ti mbledhin nenshkrimet, vetem nje muaj ju ka dashur te regjistrohen, vetem nje muaj ju ka dashur ti formojn te gjitha organet e partis. Kjo te nderuar flet per organizim, seriozitet, ekspeditiv, konkret ku edhe shifen menjeher rrezultatet, kso njerz ju duhen Bujanocit, kto qe PD e bon per 2 Muaj disa parti te veteshpallura te Bujanocit dhe Presheves nuk mund ta bojn edhe per 10 vite. Vec te para PD, populli eshte me ju, cka do qe thojn per ju keta te tjeret qe vetem muhabetin,kanunin dhe kerrnomen e kan cysh duhet dhe azgje tjeter. Suadi nga Ternoci i madh.

  4. Bujanoca thotë:

    Po bre po, u knacem. He mare Suat e sheh si ja keni nise pas zgjedhjeve te vitit 2012 ne komun nuk e ke as Shaipin e as Nagipin , por Stojan Arsiqin. Cashtu mos harroni fotmoni als PARTI. Se keshtu pike e pese behemi. Mos kshyre ne Presheve as atje nuk eshte ne rregull, por jane mbi 90 shqipetar. Bravo, bravo, vec vazhdoni se si ja keni nise vec ne terrnoc keni me mundme dale

  5. Ramadan Rushiti thotë:

    Perhajr ju qofte ti; sherifali , suatit dhe abdylazizit e shume te tjereve regjistrimi zyrtare i PD-se (Partia Shqiptare e Debejceve)
    Srecno !!!

  6. Abdylazizi thotë:

    Tynihere me nje vaket egzistojke nje thenje Komuniste; “kush nuk eshte me neve eshte tradhtar dhe gjithcka tjeter” O ti Ramadan Rushiti, Sod me u mbajt zgjedhjet ne Bujanoc 50% e votuesve shqiptar jan me PARTIN DEMOKRATIKE, simbas mendimit tond te gjith kta na qenkan debejca a? Jo,jo i nderuar, populli po kerkon ndryshime, ju te PVD e LPD keni me u mundu dhe keni me bo cmos mi etiketu ket parti po nuk keni me mujt, cka doni thoni, kushi veshin nuk ka mjav ndu, lehni sa te doni, askush nuk juv ndegjon,debejcat i keni ne rradhet e juaja, njeriun e dyt ne komun e keni debejcin me te madh me bab e me babxhysh, kurr nuk keni me shku te para me Farusha e me Ekrema e me Islama, vec PD ka me juv ardh hakit. Abdylazizi nga Konculi.

  7. Ramadan Rushiti thotë:

    O ti i nderuari Abdylaziz, une nuk i perkase asnje partie, nese PVD-ja e paska njeriun e dyte, PD(Partija e Debejcave)te parin dhe krejt me rend i keni debejca, edhe kishte qene ma mire si nje patriot( me baterija te harxhuara) konculit me perkrah at te fshatit tende e leje ata udbashat!

    Ramadani nga Bujanoci

  8. Abdylazizi thotë:

    O ti i nderuar Ramadani nga Bujanoci, shprehja e urrejtjes ndaj dikujt per ndonje arsye qe vetem ti e din cila eshte, shpalosja e mllefit dhe xheloziz vetem pse nuk mundesh te jesh sikur ai ndaj te cilit i drejton shpifjet dhe njollosjen pa baz dhe argumente te mjaftueshme eshte nje veti negative tani me shum e njohur tek ne shqiptaret. Me keto komentet e tua qe te tjeret i quan debejca apo edhe dicka tjeter tregon se ty personalisht te mundon dhe te mungon dicka. Ndoshta ne PD edhe ka ndonje debejc sikur qe ka edhe ne partit tjera sepse ne shqiptaret kemi qen te njohur per bashkepuntor te organeve shteterore, por jam i sigurt se ty nuk ke argumente te mjaftueshme per kto cka po e thua pervec qe e ke mundesin permes komenteve te shfryhesh dhe ti mundesojsh vetes nje veteknaqsi shpirtrore per nje moment dhe cast te shkurter. Ti ke problem me vetveten dhe mundohesh ta bartesh tek te tjeret, nje fjal popullore thot; “kur dhelpres ju kishte dhezur bishti kishte pas thene se u kall krejt dunjaja” Zoti te ndihmovt, kurse PD sidoqoft ti dhe te tjeret do ti quani, dot jet forca kryesore ne 4 vitet e ardhshme ne Komunen e Bujanocit, edhe ate jo pse ata jan shum te mir, por sepse keta qe tani udheheqin me Bujanocin jan shum te dobet dhe te demshem, keta jan e keqja me e madhe qe kan mundur me na ndodhur, per kto qe tani ta shkrova do te bindesh edhe ti shum shpejt. Z.Ramadan Rushiti, ju pershendes, Abdylazizi nga Konculi.

  9. O ti i nderuari Abdylaziz, beso se mua personalisht s’me mundon e aq me pak nuk xhelozoj fare ne kete parti.Me se shumti po me mundon formimi i partive te reje me njerez jo qe ja kujtojne te mireem kesaj popullate por jane shume te prire dhe dinak per interesat personale. Pse ky Nagip ( debejci ) se propozoj dikend tjeter per kryetar partie po u emerua vet , kjo tregon se ai me mire se tjeret ja dine rendin hajnise dhe korrupcionit.Une njo gje mundem me te tregu dhe me te garantue se Nagipi k;thehet ne postin e ma parshem si te bjere bora e vjeme sivjet prape.Mbaje ne mend !

  10. Abdylazizi thotë:

    O ti Ramadan Rushiti sa per informim tondin: Nagip Arifi ishte kryetari i pare ne Bujanoc, 2 Mandate: 2002 – 2006 dhe 2006 – 2008. ne zgjedhjet e para i fitoi 100 % votat e shqiptarve, rreth 14.000 ne zgjedhjet e viti 2006 njejt, bile pak edhe me shum, te gjith keta qe kan votuar nuk e diten se Nagip Arifi qenka debejc e vetem ti pe dishe a? Ne periudhen kohore 2002 deri 2008 aq sa ishte Arifi kryetar Bujanoci shenoi sukseset dhe te arriturat me te mira ne historikun e egzistimit te Bujanocit, flasin faktet, rrezultatet dhe punet ne teren, e ti tash dot ja humbesh apo zhvlersojsh ato rrezultate a? Ti dhe idoli yt Shaip Kamberi duheni te jeni 600 vite kryetar per ti arritur sukseset e Nagipit per 6 vite sa ishte ne ate post. Cysh po deshiron te bisedojm un edhe ti, ntmujshem dhe me shpifje e prejudikime apo me fjalorin e argumenteve dhe fakteve, a ondrra tash kemi me tregu na njeri tjetrit a/ edhe un do te kisha deshir te jem sikur Nagipi por ja qe nuk jam, e cka po dushna tash per me sheru veten ti them se ai eshte debejc a? Un po te them ce ujku ti po me thua ce tragi, hajde mare baju se paske probleme personale, Zoti ti sherovt. Abdylazizi, Koncul.

  11. Kur u zgjedh Nagipi kryetar i komunes se Bujanocit per here te pare, edhe njefare Cana i mahalles se tije e njeh ai mire,me pas konkurue kishte fituar 100% se ka qene kunder kandidati serb (kuma, i nagipit).Sa i perket qe ke deshire me kon si nagipi ti ( mos u bon merak se ti vec je si nagipi, meperkrahjen e tij)kurse sa i perget rezultatet e tija jane evidente ne aspektitn negativ. Nagipi gjat mandatit te tij ka ble banesa , ka ble kerra , e nuk di cka s’ka ble , po thjeshte po me vjene keq me te thone po ti po e meritojshe me te thone qe qenke nje gogel e marrume prej nje bagle te nagipit.

  12. Abdylazizi thotë:

    E vertet eshte Ramadan Rashiti, deri sa ti mirresh me Nagipin dhe me mua e te tjeret, ne normal qe blejm, fitojm, shetisim, knaqemi dhe jetojm, ti nuk ke koh, ti duhesh mu maren me punt e hallkiv, tan jeta ka me te shkuar keshtu si prosnjak duke ja zgjatur doren te tjerve. Kush ka per veti i jep nga pak edhe te tjerve, kush nuk ka as per veti i mer edhe te tjerve, e kupton dallimin i nderuar. Prosnjaki mbetet prosnjak por edhe vdes sikur prosnjak, klm, nga Abdylazizi Koncul,

  13. Duhet një profesionalizëm i dëshmuar për të folur për karakterin e një njeriu të rëndomtë e lëre më të një drejtuesi, ngase është çështje komplekse dhe gjithmonë shpatë me dy teha. Njëri teh i shpatës është kush po fletë dhe tehu tjetër është për kë po flet dhe me ç’fakte po flet. çështja tjetër është karakteri i politikës si zeje apo dije e shkathtësi, ndërsa kur flitet për këtë në rastin e shqiptarëve gjithnjë duhet pasur parasyshë mungesën e përvojës në njërën anë të drejtuesve tanë dhe mungesën e kulturës politike e demokratike edhe të qytetarëve në anën tjetër. Të gjitha këto mund të lënë hapësira për të folur për të meta të dyanshme të perceptimit të fenomenit politikë: si te politikanët po ashtu edhe te dhe qytetarët. Aq më tepër këtu nuk duhet përjashtuar edhe mungesën e profesionalizmit të mediave tona që hapësirat e tyre të zbrazëta i mbushin me komente nga më të ndytat dhe të pabazuarat në fakte. Rrëfim në vete është mungesa e një forumi intelektualësh që do të ishin diku jo në maje të vlerësimeve por në pozitën e zjarrëfikësve që më pasë do të kishin guximin dhe të drejtën morale e diturore për t’ia treguar vendin atyreve që nuk meritojnë të drejtojnë popull apo funksion, por gjithnjë mbi bazën jo të neutralitetit por të vërtetësisë dhe të drejtësisë pa iu nënshtruar animeve partiake, grupore apo edhe interesave personale. Se megjithatë ndonjëri prej politikanëve apo partive politike do të ketë diçka më të drejtë se tjetra, pra nuk mund të jenë 100% të njëjta as me të mirat e as me të kqiat e tyre.. Liria e të shprehurit dhe kualiteti i shprehjes janë çështje jo vetëm morale, por edhe pasojore, ngase çdo e thënë është një gjykim, që nëse është i drejtë atëhere është i dobishëm por nëse është i padrejtë dhe i padenjë krijon dëme hera – herës të pariparueshme. Pasioni i militantëve partiak për etiketime të palës tjetër nuk e forcon partinë që simpatizon, por i forcon liderët. Kjo ndodhë vetëm se te ne ngase në vendet e zhvilluara demokratike, populli kërkon llogari prej politikanëve, ndërsa te ne ne i japim llogari politikanëve edhe kur si qytetar jemi palë e dëmtuar. A ka gjë më paradoksale se sa ta përmbysësh rendin real të gjërave dhe vlerave? Andaj dituria pa urti është zjarri ku i dituri do të ndizet nëse atë e udhëheq verbëria e pasionit e jo zgjuarësia dhe persiatja e theluar mbi një fenomen. Shëndet të gjithëve.

  14. Me punue dhe me fitue e kemi borxh, por me fitue ne menyre me te mundsheme te sinqert, e jo ne menyren se si ju do qe keni fitue ne shpinde te popullit,Por ne jemi te vetdishem,se ju disa qe shkruani shqip e lehni(ham, ham, ham)shkinishte ju jani klysh te meckave sllave!
    Zoti ka me ju deni!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch