Home » Lajme » Zyrtarisht janë 27 viktimat e konfirmuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë

Zyrtarisht janë 27 viktimat e konfirmuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se viktima e fundit është gjetur e pajetë në Thumanë.

Sipas të dhënave nga ky institucion 12 persona kanë humbur jetën në Durrës, 14 në Thumanë dhe një në qarkun e Lezhës.

Ndërsa sipas ministres së Shëndetësisë janë 658 të lënduar nga tërmeti që kanë marrë shërbim mjekësor.

Shqipëria u godit të martën, nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar viktima dhe disa qindra të tjerë të plagosur.

Dëme të shumta janë regjistruar në ndërtesa, shtëpi dhe godina shërbimesh kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës, ndrkohë që vijon ende operacioni i kërkim-shpëtimit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch