Home » BDL, Lajme, NRP, Vendore » Zyrtarizohet koalicioni i parë, BDL dhe NRP i bashkojnë forcat për 24 dhjetorë

Zyrtarizohet koalicioni i parë, BDL dhe NRP i bashkojnë forcat për 24 dhjetorë

Bashkimi Demokratik i Luginës dhe grupi i ndarë nga Alternativa për Ndryshim, Nismma e re për Preshevën kanë zyrtarizuar koalicioni e tyre. Dy subjektet politike kanë nënshkruar marëveshjen për koalicion parazgjedhor dhe në zgjedhjet lokale të 24 dhjetorit do të garojnë me një listë të përbashkët.

Nënshkruesite marëveshjes ishin kryetari i BDL-së Skender Destani dhe kryetari i NRP-së Gazmend Aliu. Në marrëveshjen e nënshkruar thuhet se “me qëllim që të kthehet dinjiteti i qytetarit i cili është nëpërkëmbër shumë, lidhet ky koalicion. Ndryshimet që u premtuan jo vetëm që nuk ndodhën por filluan të fusin frikën tek qytetarët, ndryshimin e vërtet për qytetarët ta jetësojm ne dhe të bëjmë që qytetari të jetë në rend të parë” thuhet ndër të tjera në marrëveshjen e dy subjekteve politike.

Përndryshe, Nisma e re për Preshevën është subjekti më i ri politik në Preshevë dhe u krijua nga anëtarët e pakënaqur të APN-së dhe kryesohet nga ish drejtori i N,P “Moravica.

One Response

  1. Nehati thotë:

    Kjo qi ka ndodh e po ndodh me kso koalicione para zgjedhjeve per veti spe kuptoj nrysh veq dorzim para kohe te doktorit a ky irivi qe pe kun veten si ma i ri e ma i shnosh ne politik normal se lyp naj zgjedhje se e ka pa se vet ska me mujt as xhys kshilltari me mrri se kjo pun po del se pa njerz nuk bohet. po apet ishalla i mshtet dikush se qata te moqmit mo e bonen ma shum se bajat, qysh kan thon /mire njonin e mshoi tjetrit/.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore