Propozimi kësaj radhe ka ardhur nga udhëheqësi i nacionalistëve serbë Tomisllav Nikoliq. Gjatë një interviste në gazetën austriake die Presse, Nikoliq ka thënë se Kosova duhet të ndahet në dy pjesë, në pjesën e pavarur dhe në pjesën serbe. Ai ka thënë se nuk mund ta marrë me mend që shqiptarët do të qeverisin ndonjëherë pjesët e banuara me serbë në veri të Kosovës. Në anën tjetër as serbët nuk do të kenë mundësi më, që të qeverisin me pjesët tjera të Kosovës të banuar me shqiptarë si është kryeqyteti Prishtina, ka thënë Nikoliq. Ai ka pranuar se propozimi i tij bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë, po ka shtuar se shpreson që propozimi i tij, do t”i ndihmojë dialogut për këtë çështje. Ai ka theksuar se ideja për ndarjen e Kosovës është gjithashtu e presidenti Tadiq, por sipas tij, ai megjithatë ende nuk e ka theksuar krejt hapur. Deklaratat e udhëheqësit nacionalist serb Tomisllav Nikoliq vijnë pas deklaratave të presidenti Tadiq dhe ministrit të Brendshëm të Serbisë Ivica Daciq tashmë të deklaruara hapur në mediat serbe dhe ndërkombëtare.RTV Presheva

The audio quality snap here for info here is a bit low, but the tips are worth it

Lini një Përgjigje

Previous post Tadiq: Serbia nuk ka interes të bllokojë jetën në Kosovë, as të bllokojë këmbimin e mallrave dhe shërbimeve, por ka interes të gjejë një zgjidhje
Next post Telat Arifi: Ne te ardhmen pritet qe ne kte shkolle te zhvillohet msimi kabinetar
Translate »