Se Kur’ani është libër i shenjtë, në të cilin gjenden vetë fjalët e Allahut xheleshanehu dhe se për këtë arsye është edhe i lehtë për ta mësuar, dëshmoi të shtunën e kaluar vogëlushi 6 vjeçar Shkëlqim Limani nga Bushtrani, i cili para publikut të shumtë lexoi ajete Kur’anore, bukur, rrjedhshëm dhe ëmbël, me çka edhe mahniti të pranishmit në sallë. Për këto arsye Forumi Rinor Islam në Preshevë, në bashkëpunim me imamin e Xhamisë në Bushtran Fikret Limani, të shtunën organizuan manifestim fetarë kushtuar promovimit të duasë së hatmes, përfundimit të leximit të Kur’anit Fisnik, nga ana e Shkëlqimit. Që manifestimi i promovimit të hatmes së Shkëlqimit të jetë edhe më madhështorë, Forumi Rinor Islam në Preshevë u përkujdes që programi të begatohet edhe me poezi e ilahi të përgatitura dhe realizuara nga kori i Forumit Rinor Islam në Preshevë. Po ashtu në këtë manifestim u mbajtën edhe fjalime të shkurta nga personalitete të ndryshme, lidhur me rëndësinë e leximit të Kur’anit famë lartë. Manifestimi i promovimit të duasë së hatmes së vogëlushit Shkëlqim Limani nga Bushtrani, është mbajtur në sallën e mbushur përplot të Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.
RTV Presheva
One thought on “Shkëlqim Limani nga Bushtrani para publikut të shumtë lexoi ajete Kur’anore, bukur, rrjedhshëm dhe ëmbël, me çka edhe mahniti të pranishmit në sallë”
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
shummmm bukur te lumt shkelqim