Komuna e Preshevës
Kabineti i Kryetarit
Tel: +381 17 669137, 669 786, fax: +381 17 660 320
Mob. +381 63 10 62 962
e-mail: ragmiu@hotmail.com
REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E TREGTISË
DHE INDUSTRISË
z-nja: Mimoza Lila Kusari
K Ë R K E S Ë
E nderuara ministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pamundësi të një takimi të shpejtë për shkak të agjendës tuaj të ngjeshur me punë, Ju drejtohem me shkrim.
Ne si institucione të Komunës së Preshevës dhe unë personalisht në cilësin e kryetarit të Komunës Ju përgëzojmë per vendimin tuaj adekuat të vendosjes së masave të reciprociteteit bashkë me qeverinë e Republikës së Kosovës ndaj Serbisë në lidhje me tregtinë e ndërsjelltë të mallrve nga dy vendet fqinje.
Me zbatimin e këtyre masave prodhuesit Preshevar menjëherë u ballafaquan me problemin e plasimit të prodhimeve të tyre në tregun e Republikës së Kosovës i cili është destinacion i vetëm për ta. Këto prodhime janë simbolike për tregun Kosovar por për ne si komunë shqiptare e mbetur në Serbi janë shumë të rëndësishme duke marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale të kësaj ane Shqiptare.
Kërkojmë nga Ju si ministre që të keni mirëkuptim maksimal për prodhimet tona dhe në bazë të mundësive tuaja si istitucione qeveritare të bëni një përjashtim për prodhuesit tanë si që janë:
FLUIDI, ( prodhues i pijeve joalkoolike )
METAL-VM, ( prodhues i kaldove për nxemje dhe prodhime tjera nga metali )
EUROPLAST, ( prodhues i masave plastike )
DODA, ( prodhues i produkteve të qumshtit )
FONTANA ( prodhues i produkteve të qumshtit ) e të tjerë.
Me sinqeritein më të madhë Ju lusim që t’a shqyrtoni këtë kërkesë e cila është shumë e rëndësishme për prodhuesit shqipëtar të Komunës së Preshevës, si dhe popullatën e tërë Komunës së Preshevës. Gjer tani prodhuesit shqipëtar të Komunës së Preshevës vazhdimisht kanë qenë të bojkotuar nga konsumatorët serb, e tani edhe nga konsumatorët e Kosovës. Me këtë rast marrin fund prodhuesit shqipëtar të komunës së Preshevës me prodhimet e tyre. Kjo rrit edhe më papunësinë në Komunën e Preshevës në shkallë më të lartë edhe ashtu të shprehur në nivelin 70% e qytetarëve të aftë për punë janë të papunësuar !
Me respekt
Ragmi Mustafa
Kryetar i Komunës së Preshevës