Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc  dhe Medvegje me anë të një mesazhi ka uruar besimtarët e Fesë Islame dhe qytetarët e Kosovës Lindore  me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, me përgëzimet më të mira, duke u uruar shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë. “me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit  BIPBM- ja shpreh urimet dhe përgëzimet më të mira të gjithë besimtarëve të besimit Islam brenda trojeve tona etnike dhe mërgatën tonë, duke e lutur të Madhin Zot që të na pranojë agjërimin, veprat tona te mira, namazin, sadakanë dhe ibadetin tonë”. Thuhet në urimin e BIPBM-së, me seli në Bujanoc.

Për agjërimin, Allahu i Gjithëmëshirshëm në Kuran, thotë: “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra, kush nga ju që arrin këtë muaj le ta agjëroj ”. (El-Bekare, 185).

Muaji  madhëruar i Ramazanit është urdhër nga Allahu xh.sh. dhe si i tillë është një prej ibadeteve më madhështore të cilin besimtarët me vullnet, devotshmëri e sinqeritet e kryejnë për hir të Allahut xh.sh.

Agjërimi i Ramazanit besimtarit i ofron vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, flijimit e sinqeritetit, ngase ai e bënë njeriun më të dashur, më fisnik, më human, më të afërm e më mirënjohës ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Edhe gjatë këtij muaji të bekuar, besimtarët tanë të mbështetur në mësimet kuranore do të jenë shembull për bindje, përkushtim, adhurim, durim, dashuri, mëshirë, sakrificë, tolerancë e paqe”, Njofton Qendra Informative e BIPBM-së , Buajnoc

Steve spangler’s sick science 2-minute science experiment videos http://essayclick.net/ mahir cecen’s a world of paper paper airplane tutorial videos toys from trash diy toy videos by indian toy inventor and ted speaker arvind gupta diy

2 thoughts on “BIPBM – ja uron besimtarët për muajin e Ramazanit

  1. Pershendetje desha te them disa fjale me kete Bashkesi Islame e ashtu quajtur.
    Une sa jam i informuar se ne presheve eksiston nje Bashkesi Islame por kjo me duket se kan deshire te thirren me kete emer qe ne fakt jan vetem nje Shoqate humanitare e asgje tjeter se vec se manipulohen me popullaten e presheves

  2. JU e pasni gabim tersishte edhe nuk po dishit asgje per organizimin e fese ne Lugin. Ne Preshev veprojne tri Bashkesi Islame , Nje eshte Bashkesia Islame vendore BIPBM, nje vepron Keshilli I bashkesise Islame nga Kosova , dhe e treta Mexhlisi i unionit te Bashkesie Islame te serbise. Nese te intereson or Ti me mire dhe do te bindeshper kete . klm

Lini një Përgjigje

Previous post LPD – mbështet intervenimin e institucioneve kosovare në veri të Kosovës dhe kërkon reciprocitet për Luginën e Preshevës
Next post Ofertë vetëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit nga Televizioni Kabllor ”Elhan Commerce”
Translate »