Haxhilerët për në vendet e shenjta islame janë nisur të shtunën me aeroplan nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari “ në organizim të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe këshillave të Bashkësisë Islame në Preshevë dhe Bujanoc. Sipas udhëheqësve të haxhinjve hfz. Hevzi Nuhiu dhe Sevder ef. Bajrami . Me të mbërri në qytetin e Muhammedit a. s., ata janë vendosur në njërin nga hotelet mjaftë luksoz në afërsi të Xhamisë së Pejgamberit a.s ku do të qëndrojnë tetë ditë për t’i falur dyzet kohë të namazit në këtë Xhami të veçantë. Pas qëndrimit tetë ditor atje ata të shoqëruar nga udhëheqësit e tyre do të shkojnë për në Mekë ku gjendet Kibleja e mbarë myslimanëve të rruzullit tokësorë, Qabeja e Madhëruar për t’i kryer ritualet e Haxhit.
RTV Presheva