Futbollistët e Bayernit e mposhtën sot si mysafir të fundin në tabelë dhe debutuesin e sivjetmë në Bundesligë, Augsburgun 2:1 falë golave të Gomezit të pandashëm dhe Frank Ribery. Në ndeshjen tjetër të sotme të javës së 12-të të ligës superiore gjermane, Schalke arriti të kthehet me një pikë nga Hannoveri, pasi luajti baraz 2:2. 

 

Në takimet e djeshme Borussia Dortmund mposhti Wolfsburgun 5:1, Hertha humbi kundër Monchengladbachut 1:2, Hoffenheim dhe Kaiserslautern barazuan 1:1, Nurnberghumbi 1:2 kundër Freiburgut, Werder fitoi kundër Kelnit 3:2, ndërsa  Leverkusen    dhe Hamburger SV luajtën baras 2:2. Të premten, ndërkaq, Mainz mundi Stuttgartin 3:1.

 

Tabelës i prin Bayern me 28 pikë, para Dortmundit dhe Werderit me nga 23, Schalkes me 22 etj.

Ramsey important forum is the embodiment of an empowered teacher

Lini një Përgjigje

Previous post Reali me fanella ‘Forza Cassano’
Next post Messi shpëton Barcelonën, por tani -3
Translate »