Trajneri i Chelseat, Andres Villas-Boas ka thënë se klubi i tij nuk synon që në Janar të transferojë Luka Modric dhe Jack Rodwell.
“Në të ardhmen unë nuk e di rreth Modricit. Sidoqoftë, për momentin ne nuk jemi duke menduar për të”.
“Ai është një lojtar kreativ shumë i mirë, dhe njëri nga talentët më të mirë në botë, lojtar i cili ka pasur sukses të madh”.
“Në mesfushë neve nuk na duhen lojtarë të ri”, foli Villas-Boas dhe për transferimin e Rodwell.